• |
ide | kryesore

Petro Gjikuria: Zgjedhjet e kaluara, kartat e skaduara u lejuan!

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Këtu i ligjet i bëjnë si të duan vetë”. Kështu u shpreh kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës Petro Gjikuria, sipas të cilit, trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar lidhur me kartat e skaduara. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Gjikuria tha se një vit më parë qytetarët me karta ID të skaduara u lanë të votojnë.

“Vitin e kaluar u lejuan me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin. Ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar; socialistësve u jepnin karta brenda 24 orëve kurse të anës tjetër u thoshin për dy javë. Kjo nuk është punë fushate. Ne një javë fushatë na lanë. 10 ditë kam bredhur fshat më fshat, kemi folur me qytetarët, nuk ishte problemi i kartave. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë. Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë. Ata llogarisin numrat dhe nxjerrin ligjet si të duan”.

Po pavarësisht kësaj, Gjikura thekson se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

“Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.


2 Comments

  1. Petro Gjikuria, kukull e kriminelit Fredi Bejleri, i cili eshte padron i antishqiptarit Sali Berisha, jane bere bashke per te shkeputur Himaren nga Shqiperia me pretekstin se “shqiptaret po grabisin pronat e Himares”.
    Deri me sot, as eshte pare e as eshte degjuar qe dikujt t’i grabitet qofte edhe nje centimeter prone. Po, u jane blere. U jane blere me cmim te kripur pronat e pamerituara, e te braktisura, ketyre batakçinjve qe kane shitur atdheun dhe rrine ne Greqi e punojne per Greqine. Pasi i fusin leket ne xhep, fillojne ankohen: na grabiten. Ky eshte karakteri i ketyr maskarenjve te ndersyer nga hidrauliku kriminel Fredi Bejleri dhe grupi i tij kriminal i perbere nga Angjelo Kokaveshi dhe Mario Kutulla. Keta vrases, pergjegjes per sulmin terrorist te 10 Prillit 1994 nr Peshkepi te Gjirokastres, luftojne te marrin poste zyrtare, per t’u mbrojtur me imunitet nga hakmarrja qe po vjen. Por nuk do te kete shpetim per ta. E dime ku fshihen, e dime ku levizin. Dora shpaguese e popullit shqiptar do t’i gjeje edhe ne vrime te miut.

  2. Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.

    Sot rreth 200 persona nuk kanë arritur të votojnë në Himarë-fshat pasi kanë figuruar me karta të skaduara. Mendohet se bëhet fjalë për emigrantë të ardhur nga Greqia në mbështetje të Gjikurisë dhe ID u kanë skaduar gjatë qendrimit në vendin fqinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *