• |
ide | kryesore

Video/ Camarda prezantohet para shokëve të Milan duke kënduar: tallja epike e Leaos në rrjetet sociale

Sport, Video
Camarda



Ardhja e Niclas Fullkrug dështoi, për Abraham Roma pretendon shumë, por Milan tashmë mund ta ketë sulmuesin e ri në shtëpi, Francesco Camarda. E gjatë darkës së ekipit në kampin stërvitor në SHBA, ku kuqezinjtë po përgatitin sezonin e ri, ai u prezantua me shokët e tij të rinj, me riti tashmë klasik të të kënduarit.

Camarda, qendërsulmuesi i lindur në vitin 2008, performoi një version të këngës së famshme “Sarà perche ti amo” nga Ricchi e Poveri. Të kënduarit me siguri nuk është p[ika e fortë e sulmuesit italian dhe ka ardhur e menjëhershme tallja nga portugezi Leao. Anësori ofensiv e shpërndau videon në rrjetet sociale, duke u tallur me shokun e tij të ri të skuadrës: “Për fat që ti di të luash futboll. Sepse si këngëtar je skandal…”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *