• |
ide | kryesore

Video/ Paris 2024, finalja e hedhjes së gjyles e trukuar: italiani Fabbri viktimë e një farse

Sport, Video
Fabbri



Një farsë, apo një trukim i rezultateve mund të quhet fare mirë ajo që ndodhi në finalen e hedhjes së gjyles në Olimpiadë. E tillë sepse platforma e lagur nga shiu ishte e rrëshqitshme, por askush nuk ndërhyri për ta bërë të përdorshme, duke deformuar në mënyrë efektive garën vendimtare për medaljet. Platfroma u tha vetëm pasi italiani, Leonardo Fabbri dhe nigeriani, Enekwechi, rrezikuan të dëmtohen rëndë.

Italiani arriti të mbante ekuilibrin, por këmba e tij mbështetëse, e cila nuk pati ngjitjen e duhur në pistë, ndikoi në gjestin e tij atletik dhe hedhjen e gjyles. Ai përfundoi në vendin e pestë, falë hedhjes prej 21.70 metra, me shumë hidhërim se mund të kishte bërë më mirë.

Pyetja lind spontanisht pasi u pa atleti të ‘rrëshqiste’ nga podiumi (ai fillimisht përfundoi i shtati, para korrigjimit nga gjyqtarët e garës që ndodhi vetëm më vonë). Çfarë do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte mundur të garonte pa atë aksident të papritur? Afrikani, ndërkohë, ra keq dhe gati goditi kokën në bordurën që kufizon zonën e hedhjes. Edhe Crouser, i cili në fund fitoi medaljen e artë, u detyrua të lëvizte si ekuilibrist për të shmangur humbjen e kontrollit dhe rrëzimin në pistë.

I papranueshëm, i pashpjegueshëm, i pakuptueshëm vendimi i gjyqtarëve të garës që pritën para se të ndërhynin. Në fakt, dy të fundit u ndikuan fuqishëm nga sipërfaqja e rrëshqitshme nga uji, që në momentin e ekzekutimit të gjestit atletik u transformua në një kurth. Rrotullimi i tillë dhe më pas përpjekja për të hedhur gjylen rezultoi pothuajse e pamundur. Të paktën derisa sinjali (më në fund) mbërriti tek stafi që thau platformën.

ÇFARË NDODHI?

Thjesht duhet parë ripërsëritja për të kuptuar se sa e vështirë ishte për italianin Fabbri të përballonte hedhjen, deri në atë pikë sa të përfundonte jashtë trajektores së gjuajtjes për shkak të rrëshqitjes. Italiani rrotulloi rrezikshëm kyçin e këmbës së djathtë, humbi ekuilibrin dhe pesha përfundoi jashtë konit të hedhjes. Fabbri protestoi te organizatorët për incidentin… vetëm më pas pedana u tha.

KLASIFIKIMI FINAL

1. Ryan Crouser (USA) 22.90
2. Joe Kovacs (USA) 22.15
3. Rajindra Campbell (JAM) 22.15
4. Payton Otterdahl (USA) 22.03
5. Leonardo Fabbri (ITA) 21.70
6. Cornnell Enekwechi (NGR) 21.42
7. Jacko Gill (NZL) 21.15
8. Uziel Munoz (MEX) 20.88
9. Marcus Thomsen (NOR) 20.67
10. Tomas Stanek (CZE) 20.37
11. Zane Weir (ITA) 20.24

Amerikani Ryan Crouser (22.90) fitoi medaljen e artë. Argjendi shkon për bashkatdhetarin Joe Kovacs (22.15). E njëjta masë edhe për xhamajkanin Rajindra Campbell, por ai duhej të kënaqej me bronzin sepse matja e tij e dytë më e mirë është më e ulët se ajo e amerikanit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *