• |
ide | kryesore

Himara, si fundi i farsës

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës ku “greku” i Ramës i mori vendin “grekut” të opozitës kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, ku e futën me pahir, prej një viti, këtë çështje. Nëse në majin e shkuar, Fredi Beleri fitoi me më pak se 20 vota, katërmbëdhjetë muaj më pas, Vangjel Tavo e njëqindfishoi diferencën në favor të tij. Pra pyetja që shtrohet është: si ndryshuan kah plot 1500 votues? Kush i bëri atyre magji? Si ndodhi kjo përmbysje në një kohë kaq të shkurtër?

Në fakt, po të jetonim në një shoqëri normale dhe në demokraci të pranueshme, kahu i gjërave do të duhej të kishte qenë tjetër.

Diferenca e ngushtë që Fredi Beleri arriti të krijonte në 14 maj 2023, do duhet të ishte shtuar prej rastit unik të arrestimit të një kandidati, dy ditë para garës. Ajo do të duhej të thellohej, pas injorimit të zbatimit të vullnetit popullor, që vendosi ta çojë atë në zyrën e kryebashkiakut të Himarës.

Lexo me tej:

Vangjel Tavo zgjidhet kryetari i ri i bashkisë Himarë

Zakonisht, kur janë të lirë, njerëzit reagojnë dhe revoltohen para padrejtësisë. Kur shohin një polici politike që fabrikon prova, kur ndeshen me një administratë që fallcifikon dëshmitë e penalitetit, kur kanë para syve SPAK dhe GJKKO që pranojnë dëshmitarë të rremë dhe nuk lejojnë ballafaqimin e tyre, kur përballen me prokurorë specialë që fshehin vendimet e gjykatave, kur ndjekin në aksion gjykatën e Durrësit, atë të Apelit atë të Lartë dhe Kushtetuese, që me urdhër politik bëjë ping pong me njëra-tjetrën, për ti penguar betimin një kandidati të zgjedhur, pra kur vihet përballë kësaj dhune, në kushte lirie, çdo kush ka tendencën të rebelohet. Ky rebelim mund të kishte qenë edhe më i madh, po të shikoje tredhjen e turpshme të institucioneve të pavarura: një KQZ, që zbaton standarte të dyfishta vetëm për ti shpallur zgjedhjet në ditën që ka paracaktuar Edi Rama; një president republike që, si një kapter i rëndomtë, nuk pret as kohën e domosdoshme të ankimimit, për të caktuar 4 gushtin si ditën e re të zgjedhjeve.

Pra, kjo masakër demokratike teorikisht duhet ti kishte yshtur votuesit të bënin të kundërtën e asaj që i’u qe imponuar përdhunshëm. Me këtë logjikë, do duhej të njëqinfishohej diferenca prej një dyzine votash e Beleritdhe jo të ndodhte e kundërta, të rriteshin ato pro Vangjel Tavos.  

Madje madje, ky efekt kundërshtues prodhohet edhe në shoqëri thellësisht autokratike, por që duan të ruajnë një fasadë legjitimiteti popullor, si Turqia e Erdoganit. Kur në 2019, neo-sulltani vendosi të anullojë fitoren e kandidatit të opozitës Imamoglu, në Stamboll dhe shpalli zgjedhje të reja, votuesit i’u përgjigjën me një shuplakë të fortë, duke i dhënë një fitore dhe më të thellë të preferuarit të tyre, me gati 10% diferencë. Katër vite më pas, Rexhep Taip Erdogan nuk tentoi më ta ndalonte fitoren e opozitës në ish qytetin e tij. Qoftë dhe formalisht satrapi turk e kapërdiu hidhërimin duke lënë të jetojë iluzionin se në vendin e drejtuar prej tij është populli ai që vendos.

Në Himarë, Edi Rama e vrau edhe këtë iluzion. Dhe problemi nuk është se regjimi i tij është më i egër se ai i vëllait të vet anadollas, por se ndryshe nga tjetri, autokrait shqiptar nuk duron më as të përkundet në ajër shpresa qoftë dhe e rreme se, në këtë vend, mund të vendosë dikush tjetër përpos tij.

Në këtë kuptim, ajo që ndodh prej një viti në Himarë është një pikë kthese qoftë për demokracinë e çalë 30 vjeçare, qoftë dhe për vetë regjimin rilindas. Eshtë hera e parë që kundërshtarëve nga tre, i lihen vetëm dy mundësi: ose humbja ose prangat. Përveç të drejtës për të fituar ata janë zhveshur edhe nga e drejta për të shpresuar.

Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës

Ky është lajmi i ri i këtij 4 gushti. Vrasja përfundimtare e mirazhit se dikush ka forcë për të ndryshuar diçka me votën e vet. Dhe kjo është tragjedia e vërtetë e asaj që ndodhi këtë të dielë. Ajo nuk duhet kërkuar në manipulimin artizanal të votës, as tek njerëzit e ardhur me autobuza, as te shtimi i zgjedhësve të zhvendosur nga Gjendja Civile, as te pengimi i atyre me karta identiteti të skaduara, as te ndonjë joshje me dhënie tapish në zonën e lumit të Vlorës. Të gjitha këto marifete meskine kanë ndodhur edhe më parë. Risia e Himarës qëndron jo tek batakçillëqet e vogla por tek ndryshimi i filozofisë për zgjedhjet në Shqipëri: deviza e tanishme është: të votosh nuk ka më vlerë se rezultatin e shpall tjetërkush.

Këtu Himara përbën provën gjenerale të zgjedhjeve të ardhshme që na presin, ato kur në vend që të rebelohen përballë padrejtësive, njerëzit fillojnë të mësohen dhe akomodohen me to. Ky dorëzim përpara së keqes shpjegon edhe pyetjen e ngritur në fillim të këtij shkrimi se si ndryshoi kaq thellë, në kaq pak kohë, rezultati i 14 majit të shkuar. Përgjigjja e tij vjen edhe nga statistikat. Kur në kohën e opozitës, Edi Rama ishte ende i panjollë, pa investitorë strategjikë, pa plazhin e Olta Xhaçkës, pa zaptimet e trojeve dhe hotelet e 5D në bregun e Dhërmiut, PS nuk merrte më shumë se 35% në Himarë. Ajo arriti në 49% një vit më parë. Por, kur në taborët e saj përfshiu përpos këtyre aleatëve 10 vjeçarë edhe policinë politike edhe SPAK-un, edhe GJKKO edhe gjykatën e Lartë e Kushtetuese edhe KQZ-në edhe Presidentin e ngriti Vangjel Tavon në 59%. Votuesi i gjendur fillikat përballë një aparati të tërë represiv, uli duart i dorzuar, i bindur se tashmë ti drejtohesh kutive të votimit do të thotë të marrësh pjesë në një fasrë të kotë. Rama po e instalon suksesshëm këtë mentalitet dhe prandaj në të ardhmen ne do të shohim fitore triumfale Vangjelësh të tjerë që i vetëofrohen tavës së pushtetit. 

©Lapsi.al

 

 

 

 

 


18 Comments

    1. Një gjë e ke thënë mirë o Andi, mirëpo e interpreton gabim.
      – Njerëzit reagojnë para padrejtësive………
      Dhe njërëzit reaguan.
      Votën e protestës të majit 2023, kundër kandidatit socialist, tradhëtarët shqiptarë, disa analistë si Andi Bushati dhe grekët e Athinës, e interpretuan si fitore për helenizimin e Himarës.
      Mirëpo populli shqiptar është i zgjuar.
      Ai kundër çdo bindje partiake, votoi i revoltuar kundër interpretimeve greko aneksuese të teritoreve që përfshin bashkia Himarë.
      Dhe nuk ishte nevoja të kapte armën, për tju treguar grekëve dhe shërbëtorëve të tyre në opozitën shqiptare se himara është dhe do të mbetet tokë shqiptare.
      Dhe njerëzit reaguan me votë para padrejtësive që po propogandonin armiqtë e trojeve shqiptare.
      Populli është i zgjuar dhe e di se kur duhet reaguar.
      Historia do të shkruajë edhe pas 50 apo 100 vjetësh dhe emrat e Andi Bushatit, Armand Shkullakut, atij Kokës, Pekës, Nokës, Berishës dhe Metës do të vendosen në listën e tradhëtarëve të Shqipërisë që punuan që Himara të administrohej nga Greqia.
      TURP !

    2. Himara Autono.e
      Rreprezalja e zgjedhjeve ne
      Himare
      Tregoi edhe nje here
      Urejtjen e madhe te shtetit shqipetar
      Per Greket e Himares

      Z Tavo esht nje kavur si tek filmi
      Beteja e Termopileve

      Leonidha i Spartes u nguros duke luftuar kunder perseve
      Ne termopile

      Lonidha i spartes bashke
      Me 300 ushtare
      U bene monument i luftes
      Te pa epur te mbar Helenizmit

      Vrasja e 300 spartaneve u be
      Shembull i forces te egzistences
      Dhe dashuris per greket
      Mbas vrasjes se 300 ushtareve

      U mbelodhen 10000 mij ushtar greke
      Dhe thien Kreksin e Persise

      Fitorja e grekeve
      Mbi perset u kurorezua
      Dhe shkruhet ne histori

      Me di mbishkrime
      E para thuhet

      Udhetar kur te shkosh per ne Sparte
      U thuaj se Lonidha i Spartes me
      Ushtaret e tij
      U vra per te mbrojtur popullin grek dhe Helenizmin

      Fitorja e grekeve ne
      Marathone u pershkrua me dhe
      Kujtohet me lojerat Olimpike
      Lojerat e vrapit 42 kilometra

      Ushtai coi fjalen e fitores ne Athine dhe tha fituam dhe vdiw

      Pra zTavo esht nje kavur i helenizmit dhe zRrambo esht nje Kreks
      Ku do te mbaje te pushtuar
      Himaren dhe Helenizmin Himarjot dhe mbar Epirot
      Me ne krie ZTavon

      A mendoni se kete
      Lloj pislleku do e haje populli Himarjot
      A mendoni se kete maskarallek te shtetit shqipetar do ta haje Greqia
      Evropa Amerika

      Ku lobi grek kish dergar ne Himare bijte dhe bijat e saj
      Per tevertetuar te verteten dhe problematikat e popullit te tire
      E popullit Himarjot
      ZRama perdori taktiken e
      Fan Nolit
      Vetem me nje ndrishim
      Nuk beri gjak derdhje

      Por mban si turki Qipron te pushtuar

      Dhe zRama mban Himaren te militarizuat nga bandat komuniste dhe kompania e krimineleve hajduteve dhe te shiturve per te mbush cepat e tire ne kurizin dhe te drejten Himarjote

      Himara dhe Vorjo ipiro mendihmen e bijve bijave dhe miqte e saj do i japijn vendin e merituar per te cliruar Himaren dhe vorjo Ipiron

      Nga banditizmi
      Dhe ekstremizmi komunist shqipetar

      Himarjotet nuk dorezohen para pushtuse skrupullave kouniste dhe tradhetareve e te shiturve per nje thes me miell
      Himarjotet dorezohen

      Vetem para Zotit

      Liri drejtesi demokraci
      AUTONOMI
      E CILA TI SHERBEJE POPULLIT HIMARJOT MBARE EPIROT

  1. Berisha dhe PD jane e vetmja shpresë kunder neo-dikatures. Njelloj ajo grabit pronen shteterore dhe perçudnon te drejtat demokratike per liri dhe vote te lirë, per demokraci. As 10% e maskarallaqeve te ketyre nuk ndodhen ne kohen e SB. Edhe ato piramida te cilat tentoi fillimisht t’i ndaloje derisa iu turren kunder, nuk krahasohet me menyren çnjerezore qe vendosen MCA-ne e fajde te tjera me liçence.
    Keta ta marrin jeten, por ndryshe nga me pare me plumb kokes dhe ec, tani ngadale me korruptim ta papare e te paimagjinuar se mund te ndodhte nga te majte.
    Kurre vote pisave mavi!!

  2. Dmth Bushat, fjala vjen, Lyli mund te kandidoje per Ridhjerjen si Krietar Bashkie diku, sipas modelit ‘Tavo’!

    Dhe do te fitoje! Kesaj here bindshem!!!

  3. 𝐕𝐫𝐚𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞𝐬 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐞 𝐡𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫! 𝐓𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐠𝐣𝐨𝐛𝐞𝐯𝐞𝐧𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐝𝐨 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐬𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐯𝐨𝐠𝐞𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐫𝐞𝐬𝐞𝐧 𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝟐 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬𝐡, 𝐨𝐬𝐞 𝐩𝐚𝐠𝐮𝐚𝐣 𝐬𝐚 𝐭𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐢 𝐠𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐚 𝐩𝐚 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧, 𝐨𝐬𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐬𝐤𝐨𝐣𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐠𝐨𝐬𝐢𝐦! 𝐔𝐒 𝐄𝐦𝐛𝐚𝐬𝐬𝐲, 𝐰𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐭𝐨 𝐭𝐡𝐞 𝐧𝐞𝐰 𝐍𝐨𝐫𝐢𝐞𝐠𝐚 𝐬𝐭𝐚𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐩𝐫𝐞𝐬𝐞𝐧𝐭𝐞𝐝 𝐬𝐮𝐜𝐜𝐞𝐬𝐬𝐟𝐮𝐥𝐥𝐲 𝐛𝐲 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚! 𝐂𝐨𝐦𝐞 𝐚𝐧𝐝 𝐟𝐮𝐜𝐤 𝐟𝐫𝐞𝐬𝐡 𝐦𝐞𝐚𝐭 𝐩𝐫𝐨𝐯𝐢𝐝𝐞𝐝 𝐛𝐲 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐲!

  4. Qe te jemi te qarte perpara cdo gjeje tjeter, Lapsi.al eshte portal i financuar nga Greket. Per kete nuk duhet te kete asnjeri me dyshim. Bushati i eger dhe i palekundur i ka ulur breket per leket e Grekeve.

    Me kete te thene, tani te kthehemi te tema kryesore e Bushatit se me Ramen perballe nuk ka fitore. Kjo eshte vetem gjysem e verteta. E verteta e plote eshte se me Ramen perballe dhe me Berishen ne krahun tjeter opozita nuk ka fitore. Kjo eshte e verteta e plote. Arsyet e Bushatit jane gjithashtu gjysem te verteta. Le te kemi zgjedhjet me te ndershme te planetit, ky binom, Rama ne nje ane Berisha ne tjetren gjithmone do te marre po te njejten pergjigje, humbjen e Berishes dhe fitoren e Rames.

  5. KADRI YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT DHE FRRY CYPITE MOS SHKRUAJ KETU YE LAPSI

  6. Aman o Bushat behu pak nacionalist dhe lere mllefin qe ke me Ramen.

    Po zoteri, njerezit reaguan dhe votuan per palen shqiptare.

    Votuan qe Himara te mbetet toke shqiptare.

    Kaq e thjeshte eshte

  7. Bushati cuditet qe u moren me pak vota nga Gjikuria se nga Beleri. Po Belelri ishte gjenral me grada i Greqise ne Himare, sishte Greko-amerikan civil si ky zoteria tjeter. Beleri ti ngrinte rrobte e shpis e ti sillte nga Athina ne fshat per 24 ore po te mos ti jepje voten. Hajde budalle qe je o Bushat hajde. Po edhe Rama me pushtetin e tij ndikoi, sdiskutohet. Se po te jete per pushtet ka nje cik me teper Rama se Athina ne Himare, keshtu qe ja ku jemi…

  8. Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:
    – i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon
    – i fali 6 varreza ushtrësh grek në jug të Shqiperise.
    – i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.
    – i fali censusin me bazë erniko-fetare.
    Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë.beleris dhe salihu me vjedhje dhe fituan me 29 vota,aq sa beleri vodhi bleu dhe shkoje ne burg dhe tani po e perdor mire sapunin o shpellkare te salihut.Andi himariotet fituan dhe per gjyshin tend,se ti tani e ke shitur bythen sa te serbet ruse e greket,paraja te ben te vjellesh atje ku te kane ushqyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *