• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Fëmijëve të sëmurë iu dhanë ilaçe të skaduara në QSUT

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar disa emaile të ish-drejtoreshës së QSUT-së Albana Fico që urdhëronte drejtorin e IT, Rigers Haxhirajn që të ndryshonte datat e skadencës së ilaçeve me qëllim që të trajtoheshin fëmijët e sëmurë.

‘Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 i ka dhënë direktiva të titullarit të institucionit që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike’, tha Albana Vokshi.

Deklarata e deputetes së PD, Albana Vokshi:

Në deklaratën e fundit që kam bërë nga kjo foltore, mes denoncimeve të tjera, kam bërë edhe një denoncim në lidhje me ndërhyrjen në sistemin e farmacive on line të QSUT, për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti.

Bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakon të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili. Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln EURO.

Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish drejtoreshës së QSUT Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike.

Si mund të bëhej kjo?

Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT i cili të fshinte datën e skadencës.

Kur unë e ngrita si shqetësim në dëgjesën që organizuam në Komisionin e shëndetësisë për skandalin te onkologjiku, Ministrja e shëndetësisë Koçiu, Drejtoresha e QSUT dhe Farmacisë Qendrore të QSUT e mohuan faktin ndërkohë që deputetët e PS u vunë përsëri në krah të skandalit në vend që të viheshin në krah të pacientit dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të tyre.

Në monitor kam shkëmbimin e emaileve mes ish drejtoreshës së QSUT Albana Ficos; Mirela Rexhepi, drejtoreshë e Farmacisë Qendrore; Eneida Balla, zv/drejtoreshë e farmacisë, Drejtorit të IT Rigers Haxhiraj, dhe Anisa Serjani.

Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT Rigers Haxhiraj. Albana Fico në një email pas orës 23:00 të natës i jep porosi Rigersit që të ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen pra datë 8 mars të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë.

Nga emailet vihet re që i ushtrohet presion drejtuesit të IT që të marrë masa urgjente sepse kishin kaluar pothuajse 3 muaj nga porosia e ish-drejtoreshës Albana Fico.


5 Comments

  1. ky komunist i pakurueshëm, ky stalinist i pandreqshëm, ky i çmendur që duhet lidhur dhe hajdut që duhet burgosur, është gati t’i fali të gjitha edhe po t’i mbetet vetëm penxhereja.

    Por është vonë. I ka dalë boja. I ka rënë varaku.Pd e salihut me motrat vokshi panik por nuk funksionon nuk eshte 96,97,98 por 2024 o cecenja vokshi

    1. Mire blllofin dhe te tjerat ( psh qe hapjen e ben sikur ke ndermend te shash ate kerme/vemje/bythqire qe eshte djali i Aneta dhe Kristaq Rama …dhe nga fundi na del qe po shan tjeter njeri ) ,por na qenkerke edhe racist ti mor pjelle incesti ,mor te shkerdhefdha Gramoz Rucin edhe Termet Pecin !
      O te qifsha gruan, nqs nje majmun si ty mund te ketë grua , dil nga ferrat e patronazhizmit te sufllaqeve edhe kap ndonje pune te ndershme !

      1. Qe nje zorraxhi si puna jote te jete racist , eshte njelloj sikur aborigjenet e Australise te jene Lord ne Britani .
        O spermë e turqve qe ndenjten 5 shekuj andej nga vjen ti, dhe spermen greke qe e dogjen 5 herë Tepelenen .
        Ty mor te qifte ai qe po te qi perdite , nuk di nga ke babane, dhe bytha jote na qenkerka edhe racist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *