• |
ide | kryesore

DETAJET/ Ky është Ëngjëllush Deliaj, dhunoi të shoqen deri në vdekje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua është dhunuar barbarisht nga i shoqi i saj, aq sa ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është 64-vjeçarja Hati Deliaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar, Ëngjëllush Deliaj.

Viktima, e cila ishte shtruar në spital mbrëmë, kishte nofulla të thyera dhe shenja të tjera të dhunës nga i shoqi.

Pavarësisht se iu dha ndihma e parë nga mjekët në spitalin e Vlorës, e moshuara nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe mbylli sytë përgjithmonë.

“Shiko si e ka katandisur. E ka mbajtur të izoluar dhe dhunuar. Nofulla është e thyer, në sy dhe në grykë ka të nxira nga dhuna,”-i shkruan JOQ një qytetare që me shumë gjasa ka kaluar mbrëmjen me të ndjerën në spital.

Por kjo nuk ka qenë hera e parë që Hati dhunohej nga i shoqi. Gjatë pandemisë Hati ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos.

Por pas një periudhe të gjatë larg tij dhe premtimeve se nuk do ta dhunonte më, e ndjera i kishte dhënë një mundësi të dytë, pa e ditur që kështu do të firmoste “kontratën” e vdekjes. Dhuna ndaj saj kishte vazhduar…

Gjatë këtij viti, 64-vjeçarja kishte vuajtur nga probleme me mushkëritë dhe kishte kërkuar ndihmën e familjarëve të saj, të cilët e kishin dërguar në spitalin turk të Fierit për t’i shpëtuar jetën, kjo pasi i shoqi kishte refuzuar që ta ndihmonte të mjekohej.

Pas trajtimit në Fier, ajo kishte filluar të përmirësohej, ndërsa tre muajt e fundit, ai i kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me familjarët e saj dhe kishte refuzuar t’i lejonte ata në shtëpi.

Kontaktin e parë pas 3 muajsh me familjarët e gruas, Ëngjëllushi e pati vetëm për t’i njoftuar se e shoqja po i vdiste në duar.

Ai kishte telefonuar një kushërirë të gruas për gjendjen, ndërsa kur u telefonua nga njëra prej motrave të gruas, e cila e kërcënoi se do të njoftonte Policinë, ai më në fund u bind duke njoftuar ambulancën.

Por ishte tepër vonë për Hatin!

Çifti nuk kishin fëmijë, por 70-vjeçari ka tre djem nga martesa e tij e parë me një tjetër grua, e cila edhe kjo e fundit ka vdekur.

Pas disa viteve që jetonin në Itali kishin vendosur që të ktheheshin në Shqipëri, ku e moshuara do të gjente vdekjen.


6 Comments

  1. Ky ështe mentaliteti primitive barabar Turko-islamik-komunist…. Poshtë mentaliteti primitive barabar Turko-islamik që ka shkatrruë shoqrinë tonë…..

    1. Pse beson se kemi patur ndonjehere shoqeri te civilizuar ne?!

      Kujto pak Kanunin e Lek Dukagjinit. E nxorri i shkreti nga halli, se nuk ja dilte dot me shqipot! Nuk i vinte dot zap! Vrisnin e prisnin, dhe s’kishin mend per te krijuar nje Mbreteri si gjithe vendet e tjera.

      Erdhi Princ Vidi, spati takat. E perzune, se derrat balten dua, nuk ju pelqen asfalti!

      Pastaj te vetmit qe e kuptuan, ishin sllavo-cifutet-bolshevike. Keta po, e kuptuan si beheshe zap shqiptari. Me hu, me plumb!

      Edhe sot e kesaj dite, ato gene jane! Duhet me qene optimist, edhe per nja 500 vjet, keshtu do jemi.

    1. Keqardhje per gruan qe masakroi fushori vlonjat!
      Hahaha….Vlora fushe me male!? Hahaha….Vlonjatet jane maloket e veriut te Shqiperise, te ulur poshte ne jug pas vdekjes te Skenderbeut.Por KANUNIN E LEKES,e kane dhjere.
      GRATE NUK VRITEN.

  2. Burrec jo burre se burrat nuk dhunojn gra ,vajzat ,motra,nena,ky eshte moster qe duhet mbyllur ne nje dhome me mace qe ta turturojn ashtu si ja ka bere ky bq me kollare gruas se tij.
    Te nderuara gra,nena,motra mos i besoni nje dhunuesi kur ju premton se ka hequr dore nga zanati i dhunimit,ujku qimen nderron por zakonin se harron .
    Keto mostra duhen tredhur,duhen turturuar ashtu si ja bejn ata grav,motrave,nenave te tyre,kjo fare duhet zhdukur.
    Ishallah nuk ja ka trasmetuar kete gen femijve te tij qe mesa duket kete sken do ta kene pare dhe me nenen e tyre biologjike.
    Zhdukini keto mostra burrecash qe behen trima me ato qe kane sakrifikuar per ti sjell ne jete,mallkimi i tyre i ndjekte derri ne ferr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *