• |
ide | kryesore

Foto që do të torturojë gjatë Kishane Thompson: ja çfarë ndodhi në finalen e 100 metrave në Olimpiadë

F1, Sport
Thompson



Kishane Thompson është i zhgënjyeri i vërtetë i 100 metrave në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Ai u rendit i dyti, duke mbajtur medaljen e argjendtë në qafë, me keqardhjen e madhe që i munguan vetëm 5 të mijëtat për ta patur të artë. Një boshllëk i padukshëm për syrin e lirë, por që teknologjia e zbuloi pa probleme: pasi kaloi vijën e finishit ai ndaloi për të parë monitorët, të cilët nuk i dhanë përgjigjen që priste.

Për atletin xhamajkan është një shaka e hidhur, veçanërisht duke pasur parasysh garat Trials, në të cilat ai u dallua si trashëgimtari i vërtetë i Usain Bolt. Një vetëtimë që humbi metalin më të çmuar për një gjë fare të vogël: Noah Lyles u bë kampion olimpik me kohën 9.79 (.784), e Thompson pas tij kishte kohën 9.79 (.789).

NJË FIJE QË BËN DIFERENCËN

Çështje 5 të mijëtash, por kaq mjaftoi për të saktësuar mes vendit të parë dhe të dytë. Lyles mund të varë në qafë medaljen e artë që më parë i përkiste Marcell Jacobs, Thompson mbetet në këmbë në shkallën e podiumit që nuk do ta priste kurrë. Në prag të Lojërave Olimpike e gjithë vëmendja ishte mbi të, i përcaktuar nga shumë si sprinteri për tu mundur në garën kryesore.

Lexo më tejVideo/ Sprinteri amerikan Lyles fiton me 5 të mijtat ndaj Thompson: Finalja e 100 metrave futet në histori

E vërtet kështu ishte deri në finale, ku arriti si një nga favoritët e mëdhenj. Gara ishte praktikisht e përsosur, por hendeku minimal në vijën e finishit ishte një surprizë e hidhur. Kushedi sa herë xhamajkani do të ketë parë dhe riparë foto-finishin, ku shihet qartë kundërshtari që ndodhet përpara tij me një fije. Pozicioni i gjoksit të amerikani i projektuar përpara, ndryshe nga i xhamajkanit që ishte i tërhequr.

Thompson

KOHA PREJ MEDALJE ARI NË TRIALS

Koha e tij prej 9.79 është e çmendur, edhe pse ndahet me Lyles që vrapoi një garë po aq të bukur. Por përveç fotos së finishit, Thompson torturohet edhe nga Trials, që përcaktoi atletët që do të merrnin më pas pjesë në Lojërat Olimpike. Më 29 qershorin e kaluar, pak më shumë se një muaj nga debutimit të tij në Paris, xhamajkani doli i pari me kohën 9.77.

Një kohë e mahnitshme që e kishte kurorëzuar në të gjitha aspektet si trashëgimtar të Bolt. Nëse e mendon mirë, është një befasi e dyfishtë: nëse do të kishte arritur ta përsëriste atë performancë, do të ishte i pari pa asnjë dyshim, duke lënë një distancë të mirë mes tij dhe kundërshtarit amerikan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *