• |
ide | kryesore

Fredi Beleri i kërkon Vangjel Tavos shkollë greke në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas fitores së bashkisë nga Vangjel Tavo, Fredi Beleri kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës ka bërë menjëherë kërkesën e parë: një shkollë minoritare. Kërkesën e tij e ka bërë nga qelia e burgut ku po qëndron që nga 12 Maji, para se të fitonte bashkinë dhe para se të zgjidhej eurodeputet i Greqisë.

“Kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm” ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Më herët, Vangjel Tavo ka premtuar se do të bashkëpunonte me Belerin, eurodeputetin e zgjedhur në Greqi, ndërsa për Petro Gjikurinë pati si ofertë postin e nënkryetarit të bashkisë.

Statusi i plotë i Fredi Belerit

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme lë një shije të hidhur, sepse duket se i bën padrejtësi betejës që ne himariotët kemi bërë gjithë këto vite për të marrë sërish në dorë fatin e vendit tonë.

Por nuk është kështu. Përkundrazi! Rezultati i djeshëm konfirmon edhe një herë se është e vështirë për njerëzit e një vendi të vogël të përballen me makinerinë e një shteti të tërë, ku vetë kryeministri linçon dhe përçan me forcën e pushtetit të pakontrolluar.

Fakti që ne patëm përsëri mbështetjen e atyre qytetarëve që na besuan para pesëmbëdhjetë muajsh, pavarësisht burgosjes time paligjshme dhe taktikave të shantazhimit, pavarësisht transferimit të votuesve të partisë socialiste, pavarësisht ndryshimit të rregullave në mënyrë që shumë nga bashkatdhetarët tanë të mos votojnë, e kështu me radhë shumë gjëra të tjera të vogla e të mëdha, tregon se himariotët nuk dorëzohen dhe do të vazhdojnë të luftojnë. Në fund të fundit, kjo është traditë e vendit tonë dhe ne do t’i qëndrojmë besnikë.

Dëshiroj të falënderoj dhe të shpreh krenarinë time për kontributin e secilit prej jush që mori pjesë në këtë betejë, edhe pse rezultati ishte i paracaktuar. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Petro Gjikurinë, i cili nuk ngurroi të linte Amerikën dhe erdhi për të dhënë kontributin e tij për Himarën.

Sot ka lindur një realitet i ri, por ne jemi mësuar të ecim në monopate të vështira. Himara, në historinë e saj, u ka bërë ballë kërcënimeve ekzistenciale shumë më të mëdha sesa kërcënimet e zotit Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij. Dhe ne jemi ende këtu, duke ruajtur identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Me një mijë e një vështirësi kemi arritur të parandalojmë tjetërsimin e plotë të popullsisë sonë dhe të mbrojmë pasuritë tona kundër krimit të organizuar, neglizhencës shtetërore dhe obsesioneve nacionaliste.

Por e gjithë kjo nuk do të kishte kuptim pa popullin tonë. Duhet ta mbajmë rininë në vendin tonë dhe Bashkia e Himarës të arrijë në një nivel të lartë ekonomik duke shfrytëzuar kapitalin gjigant të pasurisë sonë natyrore, me politika të qëndrueshme për zhvillimin e prodhimit vendas dhe turizmit. Me pak fjalë, kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre, ngritjen e një shkolle teknike turizmi në Himarë dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase. Dhe, gati tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përfundimisht, ne kërkojmë kthimin e titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm.

Kjo do të jetë busulla jonë deri në zgjedhjet e ardhshme dhe masa që do të përcaktojë qëndrimin tonë ndaj Vangjel Tavos. Çfarëdo që është e mirë për vendin, ne do ta mbështesim atë. Në fund të fundit si mysafir do ta trajtojmë, sepse ashtu siç ka ardhur, ashtu do të largohet në zgjedhjet e ardhshme.

Unë do të vazhdoj të luftoj, jo vetëm nga Brukseli dhe Athina, por në radhë të parë nga vendi im, Himara. Dhe jam i sigurt se është vetëm çështje kohe para se të ndryshojmë faqen e historisë, siç bëmë në maj 2023, përpara se të na vidhej fitorja.

Fredi Beleri
Kryetari izgjedhur i bashkise Himare 2023
Eurodeputet


6 Comments

  1. Do pidhin e sateme!? Per cfare e do shkollen greke ,apo e do per vete qe te mesosh greqisht,se ti je injorant ,nuk di as shqip ,as greqisht,as ti nuk e di se cfare je????

  2. Po ndonje kurs terrorizmi, per njesitin “Pirro i Pare”, kerkon? Te vendosim Fredin drejtor, dhe Angjelo Kokaveshin me Mario Kutullen instruktore…
    Kujdes menderen ne burg Fredo. Pa leri kerkesat per shkolla. Nuk do helenizojme ne me zor Himaren vetem se katundari nga Progonati mendon se u be grek.

  3. Eeehh ku je vre PALIKARI.
    Te ndertohet shkolle per 20 nxenes eahh!?
    Ade gamisu,hap kurse per turizem dhe i dalin boll,ARQIDHI.

  4. Fitorja e Tavos në Himarë, “Zëri i Amerikës”: Rezultati, dukshëm më i lartë se i Belerit në 2023, kur greqia te hapi shkolla shqiptare ne zonat e camerise atehere shohim e bejm o jevgu grak beliris,sapunit beja yzmetin se do kenaqesh keto tre muaj.

  5. Po ja ku e ke Korfuzin. Ver nje traget ti si eurodeputet, nisen ne mengjes, kthehen mbasdite dhe u be. Bejne edhe xhiro turistike me kete rast

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *