• |
ide | kryesore

Gjikuria pas humbjes: Himara me kryetar të dobët, që do t’i shërbejë Ramës!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas humbjes në Himarë, kandidati i opozitës Petro Gjikuria tha se në krye të bashkisë do të jetë një kryetar që do t’i shërbejë interesave të Edi Ramës. Sipas tij shkak për humbjen ishin metodat jodemokratike që përdori pushteti si shtimi i zgjedhësve në lista dhe mohimi i votës për mbështetësit e opozitës.

“Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë. Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon” ka shkruar Gjikuria.

Opozita humbi me një diferencë prej 477 votash në Himarë. Vangjel Tavo i PS mori 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria, një emigrant në SHBA, i afërt me lobin grek mori 3545 vota. Më herët, kandidati fitues i opozitës, Fredi Beleri që fitoi me 19 vota u arrestua dhe u burgos.


4 Comments

    1. Himara Autonome
      ZGjikuria
      Me shtetin shqipetar dhe sherbetoret e tij ne Himare e ne minoritet
      Mbaroi politika dhe dipllomacia
      Esht rradha
      We te gjith Himarjotet kudo qe jane dhe qe duan Himaren
      Esht ora qe te japijn maksimumin
      Per te mbrojt trojet e tire
      Une jam moshatar
      Por me nje kosor e cekure
      Do luftoj me pushtusin dhe
      Tradhetaret sa te kem force
      E jete
      Te mbeledhim ushtrine si i mbelodhen qeveritaret e shqiperis dhe i prune ne Himare per ta mbajtur te pushtuar e nen sundim

      Ashto dhenevet me ushtrine tone
      Te luftojme te clirojme trojet tona
      Nen frimen dhe vepren e
      Arqigoit Spiro Milo
      Dhe ti cojme gjerat ne vend pa u menduar se kush na
      Del perpara
      Ai qe bashkepunon me shtetin shqipetar per te sunduar Himaren
      Esht
      Armiku ine Armiku i Himares
      Asnje pik meshire per armiqte dhe tradhetaret e Himares
      Lufte ball per balle
      Per te mbrojte te drejten tone te liris dhe teresis teritorjale
      Himara e Himarjoteve
      Jo e hajduteve krimineleve te shtetit shqipetar dhe te bastardheve t krahines
      We shesin Himaren per interesat e
      Tire personale

  1. Fitorja e Tavos në Himarë, “Zëri i Amerikës”: Rezultati, dukshëm më i lartë se i Belerit në 2023,gjikuria paradite ka takuar greko serbin salih mbas takimit ky gjikuria ndryshoje cdo fjale qe tha dje qe une jam fituesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *