• |
ide | kryesore

Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit: e pritën 12 ndeshje e shkarkuan për 7 muaj

F1, Sport
Shehi



Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit. Klubi e ka shkarkuar trajnerin nënkampion dy javë nga fillimi i kampionatit. Një vendim i papritur, pavarësisht se rezultatet ndoshta nuk ishin ato që mendohej, duke iu referuar Europës, ku të kuqtë dolën në raundin e dytë të Conference League. E megjithatë, në prapaskenë duket se janë çështjet e merkatos, me të cilat Shehi nuk ka qenë i përmbushur asnjëherë në kërkesa.

7 muaj qendroi Shehi në drejtimin e Partizanit, duke e marrë ekipin në fundin e dhjetorit 2023. Në fund të një sezoni me shumë luhatje, edhe me trajnerët e tjerë, të kuqtë u mundën në finalen e Final Four nga Egnatia. Skuadra të cilën Shehi shpresonte ta ndërtonte në bazë të mënyrës së tij të lojës jo vetëm nuk u përforcua, por u dobësua me ikjet e kapitenit Murataj, Atanaskoskit, Sotës, Mensah. E madje edhe Maguette është i ikur.

Lexo më tejVideo/ Asnjë ekip i Shqipërisë nuk mbetet më në Europë: Partizani e Egnatia dështojnë me ‘sukses’

Në këtë pikë, kanë nisur kontradiktat që kanë përfunduar me shkarkimin e teknikut, që pasi e pritën për 12 javë sa të përfundonte çështjet e pambyllura me Tiranën e shkarkuan pas 7 muajsh, pikërisht para startit të sezonit të ri, që duhet të ishte i pari i vërtetë për teknikun në pankinën e Partizanit. Ekipi i besohet drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj, i cili ka drejtuar të kuqtë edhe pas largimit të Zoran Zekiç, deri në janar kur në skuadër u emërua pikërisht Shehi.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐈 𝐊𝐋𝐔𝐁𝐈𝐓

Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.

Shehi


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *