• |
ide | kryesore

Tavo fiton thellë bashkinë, por humbet Himarën

Arkiva, Kryesore, Lajme
gjik tavo



Vota e mbi 8 mijë qytetarëve të bashkisë Himarë ndryshoi kah brenda një viti ashtu sikurse kryetari i ri i bashkisë kapërceu ulberin për tu shndërruar nga Lsëist në Rilindas. Në një sistem ku gjithshka shkon në favor të Edi Ramës Tavo mori 5022 vota ndërsa Petro Gjikuria, një emigrant në SHBA, i afërt me lobin grek mori 3545 vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave edhe zyrtarizimin e fitores së Tavos duke folur për një proces normal: “Ecuria e procesit të numërimit të votave ishte e qetë, u monitorua nga stafi teknik i KQZ-së dhe rezultatet paraprake u transmetuan në kohë reale në faqën zyrtare të internetit të KQZ-së dhe Aplikacionin KQZ”.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati:Himara, si fundi i farsës

Nga ana e tij, Tavo në deklaratën e parë falënderoi përzemërsisht Edi Ramën dhe strukturat e tij të Partisë Socialiste për mbështetjen e dhënë, ndërsa përsëriti propozimin që i kishte bërë para zgjedhjeve Gjikorias për të marrë postin e nënkryetarit të bashkisë.

Screenshot_1

Ndërsa socialistët e pritën me brohorima dhe festë numërimin e kutisë së fundit në ora 06 20 të mëngjesit, kundërshtarët e tyre kanë vazhduar të denoncojnë problemet me këto zgjedhje të pazakonta. Sipas opozitës shumë persona nuk janë lënë të votojnë, të tjerë janë zhvendosur nga Gjendja Civile për tu regjistruar në Himarë dhe ka pasur një prezencë të ekzagjeruar të administratës shtetërore. “Ajo që ka ndodhur ditën e djeshme është proces votimesh dhe jo zgjedhje. Kjo nuk ishte i papritur për ne, dhe në totalin e vet ka qenë e pritshme, t’i heqësh Himarës 6 mijë banorë që të votojnë, kjo është kriminale. Po t’i bëjmë një skanim rezultatit, në kemi marrë 300 vota më pak se herën e kaluar, ndërsa Rama është rritur me 1700 vota. Si ka mundësi që ndodh kjo gjë kur kryetarin e tij e ka në burg, kryetarët i emëron si të dojë dhe ka bërë masakër me pronat dhe të rritet me 1700 vota?” ka deklaruar përfaqësuesi i opozitës Skerdjan Dhuli.

Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës

Sipas një vëzhgimi paraprak që ka kryer agjencia BIRN një diferencë e ndjeshme prej 1024 u krijua në Horë Vranisht. Artikulli vërente se pavarësisht se fituan bashkinë, socialistët nuk e morrën dot Himarën qendër. “Himara votoi të dielën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama por gjithsesi asaj i duhet të pranojë kandidatin socialist, i cili fitoi falë votave të marra në shumicë në njësinë administrative Horë Vranisht si dhe në ish-komunën Lukovë”. Të dyja këto komuna ia janë shtuar Himarës pas reformës administrative që Rama votoi në vitin 2015.

Vangjel Tavo zgjidhet kryetari i ri i bashkisë Himarë

Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë të shkaktuar pas burgosjes së kandidatit fitues së një viti më parë Fredi Beleri. “Beteja e zhvilluar së fundmi nga qeveria shqiptare ishte me të gjitha mjetet për të parandaluar një tjetër surprizë të pakëndshme me zgjedhjen e Petro Gjikorisë, i cili mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare dhe është pasardhësi i koalicionit me të cilin Beleri fitoi zgjedhjet e majit 2023. Ajo donte që kandidati i “importuar” nga Dropulli, ish-deputeti i Partisë Socialiste Vangelis Tavo të fitonte me cdo kusht” shkroi Protothema.

©Lapsi.al

 


5 Comments

  1. Tani, e morët vesh pse duhen patronazhistët?
    Sepse ata kanë 4 muaj që kapin votuesit socialist, që të shkojnë në votime.
    Kanë 3 muaj që kanë kapur ata votues socialistë që ju kishte skaduar karta, duke i nxitur të shkonin të bënin kartën.
    Ndërsa Saliu me Nokën vetëm dje e morën vesh se kishte zgjedhës që i kishin kartat të skaduara.
    Dhe vazhdojnë ankohen.
    Kujt i ankohen? Po nuk punove gjatë vitit, mos prit rezultat ditën e zgjedhjeve.
    Dhe ndërsa PS ka filluar punën për zgjedhjet që do të bëhen pas gjashtë apo shtatë muajsh, PD ose është në gjumë, ose është poshtë ballkonit të Salës.
    Pastaj ankohet se ja vodhën zgjedhjet.
    Ndërsa patronazhistët vazhdojnë të jetojnë të lumtur edhe për dhjetë vjetë të tjerë.

  2. Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:
    – i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon
    – i fali 6 varreza ushtrësh grek në jug të Shqiperise.
    – i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.
    – i fali censusin me bazë erniko-fetare.
    Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë.beleris dhe salihu me vjedhje dhe fituan me 29 vota,aq sa beleri vodhi bleu dhe shkoje ne burg dhe tani po e perdor mire sapunin o shpellkare te salihut.

  3. Diktatura nuk brirë!!! Ka njerëz që e duan jetën nën të. Ju pëlqen të poshtërohen,të hanë një herë në ditë,ti lënë pa ujë duke devijuar lumin,pa tokë veçse të rojë udhëheqësi e partia!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *