• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Himarë/ Reagimet e para nga Athina zyrtare

Arkiva, Të fundit
Mediat



Athina ka ngritur dyshimet e para për integritetin e zgjedhjeve të mbajtura dje në Himarë, ku u shpall fitues, me rezultat të thellë, Vangjel Tavo.

Burime diplomatike greke i bënë thirrje Tiranës t’i përgjigjet ankesave për parregullsi të procesit zgjedhor në Himare.

“Ankesat e paraqitura nga anëtarët e pakicës etnike greke të Shqipërisë në lidhje me kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura bashkiake në bashkinë e Heimarrës, veçanërisht në lidhje me modifikimin demografik të elektoratit dhe mohimin e të drejtës kushtetuese për të votuar të mijëra qytetarëve të Heimarrës, me pretekstin e vlefshmërisë së kartave të tyre të identitetit, ngrenë dyshime serioze për integritetin e procesit”, i thanë këto burime televizionit SKAI.

“Parimi demokratik dhe acquis europiane kërkojnë që autoritetet shqiptare të vlerësojnë dhe t’u përgjigjen të gjitha raporteve që kanë të bëjnë me integritetin e zgjedhjeve të djeshme,” kanë shtuar ato.
Zgjedhjet në Himarë u zhvilluan nën tensionin mes Shqipërisë dhe Greqisë të shkaktuar pas burgosjes së kandidatit fitues së një viti më parë Fredi Beleri. “Beteja e zhvilluar së fundmi nga qeveria shqiptare ishte me të gjitha mjetet për të parandaluar një tjetër surprizë të pakëndshme me zgjedhjen e Petro Gjikorisë, i cili mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare dhe është pasardhësi i koalicionit me të cilin Beleri fitoi zgjedhjet e majit 2023. Ajo donte që kandidati i “importuar” nga Dropulli, ish-deputeti i Partisë Socialiste Vangelis Tavo të fitonte me cdo kusht” shkroi Protothema.

©Lapsi.al


6 Comments

  1. ky komunist i pakurueshëm, ky stalinist i pandreqshëm, ky i çmendur që duhet lidhur dhe hajdut që duhet burgosur, është gati t’i fali të gjitha edhe po t’i mbetet vetëm penxhereja.

    Por është vonë. I ka dalë boja. I ka rënë varaku.Ju te lapsit gjimoni gazetat greke dhe serbe per lajmet ne himare.

  2. Eshte Shqiperi sa per dijeni dhe jo Greqi , eshte fakt se ka ekzistuar para jush qe nga 1500 me dokumenta kur ju nuk merrnit fryme , zhdukuni o plehra dhe na leni te qete ne vendin e gjysherve dhe stergjysherve tane

  3. Himara Autonome
    Athina duhet te kupetoje
    Qe nuk hijne ne pune kritikat dhe pretendimet

    ZDendes me gjithe bijte e bijat
    E krahines te Himares
    Te mbelidhen dhe ti japijn fund
    Katrastofise te kriminalitetit dhe brutalitetit shqipetar ne Himare

    Metoda alla shqipetarce eesht e vetmja rrugezgjidhje per te zgjidhur
    Problemin e Himares rruget e tjera jane te pa vlefeshme

    1. O ju te lapsit.
      I kontrolloni apo jo mesazhet qe shkruajn njerzit??
      Hapni syt o qorra. Lexoni se cfar shkruan ky psikopati i ores 17:50.
      Lapsi eshte ber streha e gjith antishqiptarve.

  4. E dimë tashmë se për Sali Berishën dhe çetën e tij të ekstremistëve, të vetmet zgjedhje korrekte janë ato që fiton ai, prandaj bla bla-ja e zakonshme për votat e vjedhura edhe këtë herë nuk ka për të prodhuar asnjë avantazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *