• |
ide | kryesore

Noah Lyles kërkonte hakmarrje prej një viti: “Unë e ti do shihemi në Paris”. I ktheu mbrapsht provokimin

Sport
Lyles



Noah Lyles mori hak dhe mori gjithçka: medaljen e artë në 100 metra, titullin e njeriut më të shpejtë në botë dhe kokën (metaforike) të Oblique Seville, me të cilin kishte një llogari të hapur nga qershori i kaluar, kur në një postim në rrjetet sociale xhamajkani i kishte lënë takim në Paris. Kryeqyteti francez dhe pista Stade de France ishin skena e duelit: Lyles e fitoi garën në Lojërat Olimpike me kohën 9″ 79. Sa i përket rivalit të tij xhamajkan, ai doli i teti dhe këtë herë amerikanit nuk iu desh të kthente kokën për ta parë të kalonte. Këtë herë, sytë e tij ishin të fiksuar drejt përpara, pasi Seville arriti në vijën e finishit me kohën 9″91.

HAKMARRJE E KOMPLETUAR

“Oh po, do të kujtohem! Shihemi në Paris”, shkroi Lyles, duke postuar një foto në të cilën Seville shikonte pozicionin e amerikanit disa hapa larg vijës së finishit. Kjo ndodhi disa muaj më parë, pasi në Racer të Grand Prix në Kingston sprinteri nga Karaibet shënoi kohën më të mirë të sezonit në 100 metra (9″82), duke befasuar kampionin në fuqi të botës (9″85).

Sprinteri amerikan e mbajti fort në mendje atë kujtim, që i dha një motivim më të madh për të dhënë gjithçka për Lojrat Olimpike. Në gjysmëfinale mori kënaqësinë të kthehej drejt xhamajkanit, i cili ishte disa korsi larg tij: Seville ktheu kokën pak për të parë se ku ishte, takoi vështrimin e kundërshtarit të tij, i cili tashmë kishte sytë e ngulitur mbi të. Në finale ai e dogji në sprint dhe në progresion, duke fluturuar drejt triumfit të kampionatit botëror. Një rezultat që gjen theksin e duhur edhe në mesazhin e fuqishëm që fituesi i medaljes së artë publikoi në rrjetet sociale: “Unë vuaj nga astma, alergjitë, disleksia, mungesa e vëmendjes, ankthi dhe depresioni. Por unë ju them se ajo që ke nuk përcakton çfarë mund të bëhesh. Përse jo ti!”.

MEDALJET MUND TË SHTOHEN PËR LYLES

Nuk ka mbaruar ende për Lyles, programi olimpik i ofron atij mundësinë për të vënë në qafë medalje të tjera të çmuara. Ai do të synojë gjithashtu të fitojë medaljen e artë në 200 metra për meshkuj dhe në stafetën 4×100 metra për meshkuj. Tani për tani ai po shijon një sukses të bujshëm, plot adrenalinë dhe frikë të paktën derisa zyrtare konfirmuan fitoren e tij: “Mendova se Thompson ia kishte dalë në fund. Shkova tek ai ndërsa prisnim dhe i thashë: mendoj se ja dole, bravo… pastaj doli emri im dhe mendova: O Zot, kjo është fantastike”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *