• |
ide | kryesore

Pas “Noizy”-t policia e Kosovës shpall në kërkim edhe “Stresi”-n

Arkiva, Lajme, Të fundit
stresi



Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ditën e sotme në mënyrë që të arrestojë reperin e njohur “Stresi”, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. “Stresi” akuzohet se është përfshirë në dhunën ndaj Medit Isenit një personazhi të njohur të TikTok-ut para disa ditësh në një klub nate në Pejë.

Në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë. Sipas policisë së Kosovës, “Stresi” është i kërkuar për veprën penale: “Ndihma” nё kryerjen e “Lёndim i rёndё trupor”. 

“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:  “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” – thuhet në njoftim. 

Më herët vetë reperi është shprehur se nuk ka pasur të bëjë me dhunën e ushtruar, por përkundrazi, ka ndërhyrë për të mos lejuar që të ketë dhunë. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Si duket per me barazu ate arestin e reperit qe kish dal me ramen spaku areston kete reperin qe thyen xhamat per pd. Baraz dmth

    1. Po ça karin është me PD ky jevgu nga Tropoja që është spiun i Policisë që sa herë hyn në burg del për 2 ditë dhe duke qenë përsëritës në shkelje penale s’duhet të dilte kurrë nga burgu por ai vazhdon e hyn e del .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *