• |
ide | kryesore

Berisha u përgjigjet kritikave për humbjen në Himarë: Lëpirës të regjimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli mbrëmjen e së mërkurës edhe për kritikat që ia janë bërë opozitës pas humbjes në Himarë. Berisha tha se Himara është “dëshmia tjetër më e shëmtuar, më kriminale e dhunimit, e rrëmbimit të mandatit”. Ai thotë se ata që i gëzohen fitores së Ramës janë lëpirës të regjimit.

“Kam ndjekur këto ditë reagimet, lëpirësit e regjimit, armiq njëlloj si qeveritarë të votës së lirë. Kripto-avoketerët e mandateve të vjedhura, që ngazëllehen me suksesin e Edi Ramës për vjedhjen e mandateve, përsëri në kor mjeranësh për zgjedhjet e Himarës – tha Berisha.

Sipas Berishës për herë të parë nuk u lejuat votonin një e treta e votuesve ndërsa u shtuan qindra votues të rinj.

“Në një bashki të vogël, në të cilën përjashtohen më shumë se një e treta e zgjedhësve, të cilët po me karta identiteti të skaduar në maj të vitit 2023 votuan për kandidatin që donin, çfarë mendoni ju se zgjedhje janë këto kur përzgjedh, kur studion dhe shqyrton listën dhe gjen se vota e tyre do përmbysë rezultatin tënd.

Unë u them këtyre lakejve të mandateve të vjedhura, të skuqen shërbëtorët e Edi Ramës që përpiqen të përligjin një proces antidemokratik, antikushtetues. Një proces në të cilin më shumë se një të tretës së zgjedhësve iu mohua e drejta kushtetuese e votës si asnjëherë në 32 vite. U them këtyre lakejve dhe këtyre kripto-avoketërve të mandateve të vjedhura, për çfarë rezultati bëni fjalë ju, kur mbi 350 qytetarë, pa asnjë lidhje me Himarën, që nuk kanë votuar kurrë në atë tokë” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat as për Vangjel Tavon.

“U importuan nga Dropulli dhe zona të tjera për të votuar për kukullën Tavo, i cili thoshte se kam marrë sot mijëra mesazhe. O kukull mjerane, mund të kesh marrë mesazhe nga mafiozë, por nuk ke marrë votat e Himarës. Vangjel Tavo, je pushtues i Himarës, nuk të votoi Himara. Lexo rezultatin. Nuk të pranuan as për grek, as për shqiptar, por vetëm si mafioz. Nuk u mashtruan as nga Edi Rama, as nga tuneli, as nga stër-tuneli.

Vangjel, e vura re se kishe shprehur gëzim. Mendohu mirë, më mirë dorëzoje atë mandat se ke kryer një akt që do hyjë në histori. Himara nuk të votoi, lexo rezultatin. Mandatin e grabite me Edi Ramën, e grabite për pronat e Edi Ramës dhe të mafies së Edi Ramës. E grabite sepse Edi Rama me klanin e tij mafioz po rrëmben aty 224 mijë metra katrorë tokë në zonën më panoramike, në zonën më turistike të bregut, me të cilën e lidh vetëm vjedhja, vjedhja, vjedhja” – tha Berisha. ©LAPSI.al


7 Comments

    1. Edhe une nuk e besoj.A e mbani mend kur na i beri aroplane qe merrnin droge mushkonjat fatkeqe te Rushbullit vite te shkuara?

  1. yyytt tqifsha ropt o bushtër, unë mendova se do na bëje opozitë tamam siç premtove, po nuk te votova që ta çoje opozitën edhe më gropë se Lulzim ropqiri o tqifsha rracën edhe ty edhe ktij tjetrit

  2. Ketu shumica e komenteve ose jane te shitur ose jane Idiote, Gjithesesi,
    Ata qe na premtuan mbrojtjen e votes, po ankohen per vjedhjen e saj,
    athere ku qendron ndryshimi me Lulzim Bashen????
    Pse duhet te besojme qe ne 2025 nuk do te vidhet perseri vota???
    Mjere ne, duke pritur qe hajduti te mos vjedhe….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *