• |
ide | kryesore

Berisha apel ndërkombëtarëve: Mos e mbështesni më Ramën, shqiptarët po qeshin me ju

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kreu i PD-së Sali Berisha i kushtoi një hapësirë të veçantë mbështetjes s ndërkombëtarëve për kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e kësaj të premteje në fjalën e tij nga dritarja e banesës. Berisha tha se shqiptarët janë qytetarët e vetëm në Europë, të cilët janë me drejtësi të munguar. Sipas tij, për një vendim drejtësie, duhet pritur mesatarisht 14.6 vite dhe si shpërblim tha se marrin mesazhe nga partnerët se “ne mbështesim drejtësinë e re, ne kemi besim te drejtësia e re”.

“Zotërinj, të nderuar partnerë, mos u tallni më me shqiptarët. Për çfarë drejtësie bëni fjalë ju? Për drejtësinë që për të marrë vendimin në gjykata, duhet të presë 14 vite shqiptari? Po të paktën këtë mos e bëni. Për cilën bëni fjalë ju? Kur kryeministri, i ka vënë drynin Gjykatës Kushtetuese, vendimet e të cilës janë norma kushtetuese në doktrinën e të drejtës. Zotërinj, në qoftë se nuk gjeni forcë të realizoni dramën që u krijua me drejtësinë, të paktën mos vazhdoni të mbështesni Edi Ramën.

Të mbështesni Edi Ramën se shqiptarët po qeshin dhe bota do qeshë me ju. Urdhëroni çfarë ndodh me drejtësinë e re. Të nderuar partnerë, pasi u shemb Teatri Kombëtar njëshekullor, pasi u shemb në një akt prej Neroni, Gjykata Kushtetuese mori vendim të ndërpresë çdo akt dhe i dha të drejtë qytetarëve të Tiranës dhe Aleancës.

Pas 4 vitesh, drejtësia e re e mercenarëve si Zamani u kujtua më në fund të hapë dosjen për ta mbyllur përfundimisht këta faqezinj që nuk kanë ligj as moral, por zbatojnë vetëm urdhra të një kryehajduti që quhet Edi Rama. Që blen dhe shet çdo ditë dhe shkatërron Shqipërinë. Ju lutem, zotërinj, ju vëzhgoni këtu, nuk paguheni ju nga qeveritë tuaja për të mbështetur një bandit-regjim se ky.

Nuk paguheni nga qytetarët tuaj për të mbështetur krerët e narkoshtetit shqiptar. Zotërinj, në qoftë se nuk dilni dot në anën e të drejtës, në qoftë se nuk qëndroni dot në anën e interesit demokratik të shqiptarëve, mos qëndroni më në anën e kryekriminelit të Shqipërisë, kryebanditit, kryehajdutit Edi Rama” – tha ndër të tjera Berisha. ©LAPSI.al


11 Comments

    1. ky eshte me kelyshet e kuq.ky ka bere pakt me sektin satanik e shqiptaret varferohen e shtypen cdo dit.Opozita duhet te vij ne pushtet e rotacioni duhet te jete cdo 2vjet.une do te votoj cdo here opoziten,por shpresoj te mos jesh me ne krye te saj.

  1. te huajt jane bere palaco. edi rama po vjedh cdo dite dhe i ka kthyer ne sherbetore prokuroret dhe gjyqtaret, shqipot po ikin nga syte kembet, ambasadoret po mbushin thaset si mcgonigali dhe zihen kush te vije ne Shqiperi

  2. Vetem ti e shpeton kete vend. Po ce do te kan mbyllur ne hale.
    Muti me mutin rri.
    Keshtu qe rrij mutit persiper.

  3. Nuk kam besim ne ato qe thue, edhe pse do desha shume.1 – Bere kompromis me ate qe shan dite e nate (me te drejte) dhe u bashkove per te legjitimuar listat me 1/3. Pra lepive ate qe peshtyve kur thoje me te madhe se do bejme zgjdhjet lista te hapura, per te cilat demkratet te besuan dhe te zgjodhen kryetar. 2- Nuk besohesh o Berishe, sepse ke 9 muaj ne arrest shtepie e nuk lufton per tu liruar. Ben proçese te kota ne Angli per non graten, qe juridikisht nuk kane vlere sepse kunder teje nuk ka nje procès gjygjesor, pra nuk mund te trajtohen dhe kete ti mor tradhtar e di, por nuk ben nje ankese ne gjykaten e te drejtave te njeriut te Strasburgut, per mbajtjen ne arrest shtepie pa nje akuze te çertifikuar…Nuk besohesh sepse nuk eshte e m undur qe ti o hileqar provincial, nuk e dije qe po nuk u paraqite ne gjykate kur te therrasin ligji te detyron te paraqitesh, ose te arreston. Kjo eshte nje marrveshje mes dy qeneve tradhtar te shqiptareve. Ti mor i dhjere e bashke hajdut, as mbishkrime ne mure kunder hajduteve nuk ben…kur as kaq nuk ben, si mund te besojne ata te shkrete qe protestojne para bashkise se Tiranes, apo jane te paguar dhe ata si patrinazhistet, gjoja protesta… Ti as kurajen nuk duhet te kesh ti quash protesta keto, por tallje.Protestat behen pa ndalim deri se te arrihet qellimi, jo pordhe legenesh e lehje pas gardhit qe ben ti, e tallesh me shqiptaet ptuhh! Qen!
    Duhet te linde nje parti tjeter demokratike me koqe jo si te tuat dhe te atij qe nuk ka. Ja u ftuti hajduti te gjitheve me rradhe, vetem ti kishe ngelur o legen, vetm ti i jepje shprese shqiptareve, e ti i thardhetove prfundimisht, qen i pabese .. I felliqur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *