• |
ide | kryesore

Emrat/ Ngjarja e rëndë në azilin e të moshuarve, arrestohen dy infermieret për fshehje krimi

Lajme, Të fundit



Dy infermieret e turnit të cilat ishin dëshmitare të ngjarjes së rëndë në azilin e të moshuarve ditën e djeshme, janë arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për Glesantina Saraç 26 vjeçe dhe Nazime Mulla 31 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë tentuar të fshehin krimin si dhe nuk kanë njoftuar organet kompetente.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme (8 gusht) ku 78-vjeçari Zyhdi Shehu goditi për vdekje me bastun 82-vjeçarin Virxhil Vesho. Shehu është person i njohur në qytetin e Kavajës. Kjo pasi ka disa publikime në fushën e historisë, madje vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Dyshohet se të dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe flinin në një dhomë. Shkaku i zënkës së tyre ka qenë një krevat, pasi dyshohet se 82-vjeçari ishte shtrirë në krevatin e Shehut.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Zyhdi Shehu 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin Virxhil Vesho, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset Glesantina Saraç 26 vjeçe, dhe Nazime Mulla 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.


2 Comments

    1. Keto jane njerez te semure qe nuk njohin as familjaret edhe sdijne ku jane, kshuqe cdo veprim vjen besoj nga semundja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *