• |
ide | kryesore

Hapja e urës së Ibrit, Franca edhe një herë në anën e Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Franca i ka bërë thirrje Kosovës të premten të vetëpërmbahet nga ndërmarrja e ndonjë “veprimi tjetër të njëanshëm”, i cili mund t’i përshkallëzojë edhe më shumë tensionet në veri të vendit, pas synimeve për rihapjen e urës mbi Ibër.

Reagimi i Francës vjen pasi autoritetet e Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime gjatë kësaj jave në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

“Franca e dënon fuqishëm rritjen e papritur të veprimeve të njëanshme të autoriteteve kosovare në veri të vendit, të cilat prekin jetën e përditshme të komunitetit serb”, thuhet në një njoftim Ministrisë së Jashtme të Francës.

Të enjten, autoritetet kosovare kryen inspektime në urban mbi lumin Ibër në një fazë testimi para rihapjes së synuar të saj, ndërsa në fillim të javës ato i mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të rihapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut me shumicë serbe.

Pjesëtarët e komunitetit serb protestuan të mërkurën kundër rihapjes së urës mbi Ibër.

Vendet e QUINT-it – pjesë e së cilit është Franca bashkë me Shtetet e Bashkuara, Britanin e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.

Sipas Francës, veprimet e autoriteteve kosovare i rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, “që është parakusht për realizimin e perspektives evropiane për të dyja vendet”.

Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, paralajmëroi përsëri se është i gatshëm t’i ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Në periudhën pasluftës, ura mbi lumin Ibër, ishte simbol i trazirave dhe barrikadave të ngritura nga serbët e Kosovës për t’i kundërshtuar përpjekjet e Kosovës për të vendosur autoritetin në veri.

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.

Ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

KFOR-i tha të premten se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen” nëse institucionet e Kosovës i kërkojnë që të largojë praninë e saj nga ura mbi lumin Ibër./rel


6 Comments

  1. Franca i mori disa qindra miliona euro zyrtarisht per blerje armatimesh nga serbia, nderkohe qe shqiperia vjedh taksat e qytetarve te saj per pasurim personal. Prandaj nuk do tja dijë perendimi per Kosoven.

    1. Nuk e ka fajin gjithmone Shqiperia ..Kosova zgjodhi Kurtin, dhe po luan ne menyre arrogante! Dikur duhet te marre pergjegjesi

  2. Veprim i njeanshem te hapesh nje Ure komunikimi per qytetaret ?!?!
    Jo vetem e njeashme Franca ppr dhe me devijanca Demokracie te theksuar.
    Fakti qe mbeshtesin nje perbindesh qe nuk ben zgjedhje dhe vjedh popullin e tij te le te kuptosh se ne çfare ane eshte Franca,Europa kurve dhe Amerika e merhumit Biden ?
    Kurti eshte Shqiptar,i ndershem dhe patriot qe beri shtetin e Kosoves dhe po e forcon çdo dite ate !
    Bravo Kurti,mks e rruan hiç per ta,je ne te drejte te zotit,Ura eshte e Kosoves,liroje dhe bej shtetin qe i duhet atij vendi,mos u mposht nga mafia nderkombetare e eingeresave dhe kulisave ne kurriz te demokracise.

    1. Jeni perfshire te gjithe nga nacionalizmi, dhe po harroni se jane ata qe e mbajxne serbine jashte kufijve..Te qe per Kosovaret, Serbia brenda 12 oresh eshte ne han te elezit,,

  3. AEY”, ortak me Diverolin pretendon se politika shqiptare ishte e përfshirë në këtë proces.

    Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *