• |
ide | kryesore

Moti për fundjavën me temperatura të larta

Arkiva, Lajme, Të fundit
afrikan, temperatura, moti, ekstrem,



I nxehti afrikan vijon të jetë prezent në Shqipëri thotë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Temperaturat në qytete priten të shkojnë deri në 38 gradë.

Për fundjavën, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta.

Kjo do të ndodhë falë ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare në relievet e larta malore kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit) kryesisht ditën e shtunën, lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *