• |
ide | kryesore

West Ham lë Juventus me “gisht në gojë”: Thiago Motta e priste, Todibo shkon në Premier League

Sport
Todibo



Todibo kalon në Premier League. Kapet në befasi Juventus që tashmë mendonte se kishte shtuar një pjesë të rëndësishme në repartin e tyre të mbrojtjes. Një blitz i West Ham për mbrojtësin e Nice ishte vendimtar. Anglezët u prezantuan me një super ofertë: huazim me detyrim blerje për 40 milionë euro në total, plus një përqindje në rishitjen e ardhshme (rreth dhjetë milionë më shumë se propozimi i bardhezinjve). Lojtari ka pranuar transferimin në Londër për një kontratë deri në vitin 2029 dhe tashmë janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës për ditën e sotme.

Giuntoli, në Nice, kishte vënë në tavolinë ofertën e Juventus për Todibo: 35 milionë mes huazimit të rëndë dhe bazës fikse plus bonus për blerjen përfundimtare, me një marrëveshje të gjetur tashmë mes bardhezinjve dhe lojtarit për një kontratë pesëvjeçare deri në qershor 2029 me vlerë 2.5 milionë euro neto në vit.

Lexo më tejBremer rinovon me rritje page: Juventus mbrohet me klauzolën prej 60 milionë euro

Tashmë një gropë e rëndësishme mbetet për t’u mbuluar në atë sektor të fushës, duke qenë se Juventus ka transferuar Rugani te Ajax. Bardhezinjtë i kanë ofruar edhe shërbimet e Tiago Djaló dy klubeve: Genoa dhe Porto.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *