• |
ide | kryesore

Aksidentoi 24-vjeçaren tek Rruga e Dibrës, arrestohet shoferi 37-vjeçari

Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar nga policia rrugore e Tiranës. Mësohet se A.Xh., 37-vjeç, përplasi tre makina me pasojë dëmtimin e drejtuesëve të automjeteve të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është arrestuar edhe 25-vjeçari E.G pasi u kap i dehur në timon. 32-vjeçari I.H u arrestua pasi u përplas me një motomjet ku mbeti i lënduar drejtuesi i tij. Gjithashtu 25-vjeçari I.M ka aksidentuar 24-vjeçaren Xh.B e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. T., dhe më pas me dy automjete tip “Benz” me drejtues shtetasit E. G., dhe G. K. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

– E. G., 25 vjeç, banues në Angli, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë ndalimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë;

– I. M., 25 vjeç, banues në Vorë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 24 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

– I. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor në drejtim të Lanabregasit,  duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. H., 41 vjeç. Si padojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e motomjeteve dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *