• |
ide | kryesore

Rama ia fut Berishës për medaljen olimpike të Shqipërisë

Arkiva, Kryesore, Sport



Medalja olimpike e bronzit që fitoi në emër të Shqipërisë mundësi rus i natyralizuar si shqiptar, Chermen Valiev nuk ka arritur ti shpëtojë gër-mërreve politike të ditës, që nuk i ndahen as një ngjarjeje në Shqipëri.

Lexo me tej:

Valiev bën historinë, medalja e parë olimpike për Shqipërinë: nesër provon edhe Dudaev

Menjëherë sapo u dha lajmi dhe flamuri shqiptar u ngrit në Francë kryeministri, edi Rama nxitoi të përshëndeste Komitetin olimpik të rilindur duke e etiketuar këtë si medaljen e parë olimpike në historinë e Shqipërisë. Nuk vonoi shumë dhe pas saj nuk mund të rrinte pa reaguar Sali Berisha. Ai e quajti Ramën “një gënjeshtar në krye të piramidës së mashtrimit” duke botuar një foto nga olimpiada e Mynihut 1972, ku Ymer Pampuri theu rekordin olimpik. “Këtij njeriu që shet injorancë, neveri dhe gënjeshtra nga mëngjesi në darkë dikush duhet t’i kujtojë se mundësi legjendë, Ymer Pampuri u kthye nga Olimpiada e Mynihut 1972 me medalje të artë!” shkroi lideri i PD-së.

Po si qëndron e vërteta? A mund të mos ketë konsensus edhe për fakte kaq flagrante? Lapsi.al i është kthyer historisë.

Në fakt, në formë, duket sikur Berisha ka të drejtë. Gjatë kohës së komunizmit është folur shumë në Shqipëri për suksesin marramendës së Ymer Pampurit, emri i të cilit lidhej drejtpërdrejtë me medaljen e artë. Por, e vërteta është pak më e komplikuar. Ndryshe nga bestydnia se Shqipëria e ka marrë një medalje të artë në 29 gushtin e vitit të largët 1972, kur ajo mori pjesë për herë të parë në një Olimpiadë, ajo nuk është renditur më tepër sesa e nënta. Vërtet që Ymer Pampuri zuri vendin e 1-rë në stilin e forcës, por kjo nuk kishte asnjë vlerë. Sepse në atë kohë Lojrat olimpike zhvilloheshin njëkohësisht me kampionatin botëror të peshngritjes. Dhe ajo që propoganda e kohës komuniste e etiketonte si “medalje të rekordit olimpik”, nuk qe gjë tjetër vecse vedni i parë në stilin e forcës në Kampionatin Botëror. Gjatë këtij kampionati shpërndaheshin më shumë medalje për secilën peshë dhe stil të ndryshëm. Ndërsa në opimpiadë jepeshin më pak: një e artë një e argjendtë dhe një e bronztë që dilet nga mbledhja e performancës në të treja stilet: forcë, Shkëputje dhe shtytje. në mbledhje të tyre ndonëse doli i pari në një komponent Ymer Pampuri u rendit i nënti.

Por mënyra se si u shit ky sukses i athershëm i Pampurit nga regjimi komunist e ka ngatërruar me siguri Berishën që më shumë është personazh i asaj kohe se sa i kësaj tjetrës. Problemi i dytë i kalorësit të ‘qytetarit dixhital është se ai nuk konsultohet me asnjë këshilltar edhe për tema që nuk i njeh.

Kaq i’u desh një mjeshtri të cinizmit dhe satirës si Rama që pas kësaj të merrte për hetë të dytë penën. “Pickimet e mizës e të mushkonjave tallagjare s’janë fare problem përtej këtyre shpjegimeve të imponuara, të cilat nuk do t’i kisha shkruar nëse nuk do të më kishte neveritur keqpërdorimi i legjendarit Ymer Pampuri, që mbrëmë hyri padrejtësisht e pafajësisht në listën e gjatë të të vdekurve të këtij kombi, të cilët miza dhe mushkonjat e pavdekshme të urrejtjes e të gjelozisë në këtë vendin tonë të vogël, i ngrenë nga varri për t’i hedhur në fushën e luftrave të tyre qorre, kundër sukseseve të Shqipërisë në çdo fushë, në çdo rast dhe në çdo kohë”, shkroi Rama. 

Ky debat shterp, midis Berishës që rehabilitoi disi, në një rast të vetëm, një mashtrues kronik dhe këtij të dytit , që e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë rast për të thënë se “kështu gënjen opozita gjithmon për mua dhe për sukseset e Shqipërisë”, mund të ishte bërë tërkuzë. Por, për fat, polemika u mbyll sepse mundësi rus i natyrializuar si shqiptar, Islam Dudaev (ne foto), fitoi dhe medaljen e dytë të bronxtë në Paris.

©Lapsi.al


18 Comments

  1. Padyshim suksese per medaljen. Por gjith ata miliona qe ka marr Fidel Ylli per komitetin olimpik, tu pellit gjith diten me bythlepirje per Ramen, asgje nuk justifikon, madje shume dobet. Nuk ka bere aspak te mundur qe shqiperia te kete me shume sportiste dhe pse jo me shume medalje

    1. Kaukazianët shumë mire bëne që morën medaljet…
      Por kjo Nuk e ndryshon realitetin se fidel pushtra dhe ramut gonorrea janë bastardë të shpifure.
      Dhe surrelistani drogistani i bandave eshtë narkoshteti i parë ne europe

  2. Berisha si gjithmon, do dal me vrap e do thot dicka. Nuk ka rendesi eshte e vertet apo jo.
    Mashtrues kronik me dipllom.
    Diten ta ben nat.
    Te bardhen te zez.
    Te voglen te madhe.
    TE MIREN TE KEQE.

    Problemi nuk eshte me Berishen.
    Por me ata qe kaq vjet nuk e kuptuan se cili eshte ai. Dhe i besojn verberisht.

    1. Rendesi ka qe fidel ylli del kastratis te qihet ne bythe dhe te bej si fisnik me klas. Te rroje partia. Te garat e hedhjes mutit me pallaske do kapim nje medalje.

    2. Fiks si rama; plus rama te zezat qe i ka vet ja ngjesh te tjereve. Problemi nuk esht si besojn njerezit se ne demokraci je i lir si injorant si intelktual te besosh apo jo problemi eshte kur vjedh voten dhe burgos nje popull si rama

  3. rama ia fut berishes!!!!!!! ky titull thote gjithcka per portalin medioker dhe amator te bushatit……”gazetari” mizerabel

    1. Eshte hall Gushti, se duhet te dalin edhe ne keto dite te nxehta per te thene dicka. Gjithesesi edhe sikur medalistet te ishin me kombesi shqiptare asgje sdo ndryshonte nga e mjera Shqiperi, rrenimi vazhdon, makuteria vazhdon dhe po ashtu largimet masive.
      Theniet e korifenjeve tane si Fishta, Konica dhe Noli te para 100 vitesh jane po aq aktuale dhe sot.

  4. Hahaha…sportista “PART TIME”,alla shqipkareshe.
    Hahaha….Oohhh sa mi e me qene qen shqipkare.

    1. Bravo Lapsi!! Tani po bëhesh me politikë editiorale pro Ramës!!!
      Rama ja futi Berishës!!!
      Hajde profesionalizëm ,hajde!!!
      Ajo medalje e Pampurit është medalje olimpike sepse u mor gjatë zhvillimit të olimpiadën së Mynihut!! Është sukses olimpik paçka se ajo ndër kohë ishte dhe kampionat botëror!!

  5. O Bushat nuk rri dot pa u kapur me Berishën!!
    Me tituj e shprehje ordinere! Më duket se po të pëlqen tepsi e Ramës!! Po don ndonjë thërrime më duket sepse dhe s’është çudi që në një sahan keni ngrënë të dy gjatë diktaturës!!! Dhe pse jo tani që po shikon që Rama është neodiktator po i shkel syrin!!
    Dhe një gjë. Berisha e di mirë siç e dimë të gjithë ne që kemi ndjekur atë olimpiadë në moshë madhore në ndërtesën e klubit partizani në atë kohë për shkak se nuk kishte televizora por klubi e kishte e se jetonim pranë në Laprakë por dhe nga gjithë shqiptarët nëpërmjet jehonës që u bë në atë kohë !! Ishte titull olimpik sepse u arrit në një olimpiadë atë në Mynih 1972!!

  6. Mire Berisha se paska gabuar.Po Fidel Ylli a gabon .Ymer Pampuri eshte kampjon olompik don apo nuk don Andi kapo e Edvin kristaq krimi

  7. “Njeriu i vërtetë është më interesant se të gjithë heronjtë legjendarë të marrë së bashku.

    Fan Noli

    ——-

    PS: Rama duke pasur vetëm dështime në qeverisje, pra ministra dhe bashkëpunëtorë nën hetim nga Spaku apo në burg, vjedhje në tendera, në prona apo fonde publike, pra praktikisht “mbreti ka dalë lakuriq” para popullit. Nuk i bën më punë propaganda e TV që kontrollon, nuk i bëjnë më punë gënjeshtrat, se e vërteta është sheshit dhe të gjithë e kanë kuptuar. Por , në pamundësi për të mbuluar diellin me shoshë, kërkon të tërheqë vëmendje duke përfituar nga sukseset e të tjerëve. Ashtu bëri me Luiza Gegën dikur kur i puthte duart por nuk i jepnin shpërblimet, kurse tani përmend mundësin rus të natyralizuar si shqiptar, apo çeçenin Dudaev. A mund të jetë Ramsi interesant në sytë e shqiptarëve duke qënë i gënjeshtërt? Jo, por ai mund të tentojë të hiqet si i vërtetë, sikur gëzon nga fitoret e të tjerëve, ndërkohë që shqiptarët i ka shpopulluar pikërisht se ua ka nxirë jetën në çdo aspekt me regjimin e tij. Po Berisha pse futet në këtë mes? Sepse Berisha kujton se të qënit opozitë e vërtetë dmth të kundërshtosh çdo gjë që thotë Rama , që padyshim është gënjeshtar. E kështu çdo budallëk dhe tallje që i shkruan “qytetari dixhital”, nuk e filtron por e nxjerr të pa verifikuar, dhe si gjithmonë lë nam. Berisha për vete është gënjeshtar , dhe ka përfituar nga pushteti aq sa ka dashur, i ka bërë favore oligarkëve, miqve të vet dhe shokëve të partisë aq sa ka dashur gjatë sundimit të tij, dhe ka tallur bythën me qeverisjen dhe popullin. Replikat Rama- Berisha janë thjesht luftë me gënjeshtrash, kush është gënjeshtra më e vërtetë, ose kush është gënjeshtra që mund t’a hajë prapë populli. Është lojë e mbaruar 30 vjeçare, por bëjnë sikur s’e kuptojnë sepse, mendojnë se duke pasur secili monopolin e partive të tyre si parti private, dhe Saliu monopolin e opozitës, atëherë populli do jetë i detyruar të hajë gënjeshtrat e njërit apo tjetrit, të bëjë lojën e tyre ose përndryshe të shpopullim.

  8. është një rekord që i bën mirë Shqipërisë. Jo të gjithë janë të detyruar të gëzohen për Shqipërinë, dhe Berisha është në krye të kësaj liste sa herë është në opozitë. Ai madje mërzitet dhe pse lind dielli, kur nuk është në pushtet.

  9. SHQIPERINE E BENE ME MEDALJE RUSI DHE NJE NGA CECENIA. SI KA MUNDESI MOS ESHTE EDHE RUSIA PALLAZGE, DUHET URGJENTISHRT TE DEKLAROHEN DIJETARET E MEDHENJ SAZAN GURI, NJE FARE AKADEMIKE KOCAQI DHE MARIN MEMA

  10. Sa mire qe KM gjen kohen per te shpjeguar me detaje se si e se ku qendron medalja e Pampurit ne 1972 por nuk jep kaq detaje per fushat e naftes qe i dhuroi deripaskes se mc gonigalit e ku arbitrazhi nderkombetar na ngarkon me nje fature te majme sigirisht jo sa e beketit, si nuk e gjen kohen ky km per te folur me detaje per masat dhe mjetet e mungura per shuarjen e zjarreve , si nuk gjen kohen ti pergjigjet protestes se popullit te krujes qe i ka bllokuar rrugen me konçensionin ne leter thuman kashar por qe ne terren e ka zbatuar si milot kashar duke zhdukur rrethrotullimin nen nivel te planifikuar per thumanen, fushkrujen dhe krujen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *