• |
ide | kryesore

Familjarët e Egli Progës akuza se policia fshehu vràsjèn, Avokati i Popullit nis hetimet

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Avokati i Popullit ka reaguar për vdekjen e 42-vjeçarit  Egli Proga, familjarët e të cilit hedhin akuza ndaj policisë së Korçës se janë përpjekur që ta fshehin ngjarjen. Në një reagim për mediat, Avokati i Popullit thotë se ka nisur verifikim për veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet mbi këtë rast.

“Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta. Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta.

Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje. Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës”, thuhet në reagim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *