• |
ide | kryesore

Fshehu vrasjen, hetohet shefi i komisariatit të Policisë së Pogradecit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Akuzat se Komisariati i Pogradecit dhe shefi i tij, Elton Halili kanë tentuar të fshehin vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në qytetin liqenor, kanë detyruar kreun e Policisë së Shtetit që të nisë një hetim në lidhje me këto denoncime.

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit.

Denis Meçe, 28 vjeç nipi i një funksionari të lartë socialist në Pogradec, rrahu për vdekje të shtunën (10 gusht) Egli Progën, ndërkohë që fillimisht policia e raportoi ngjarjen si aksidentale, rrëzim dhe goditje të kokës.

Por pas denoncimeve të shumta, policia u detyrua të bënte hetime dhe të zbardhte të vërtetën ashtu siç ishte, një rrahje deri në vdekje, ndryshe vrasje.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.


4 Comments

  1. haaaaaaaaaa punen profesionale thote per mshehjen e krimit haaaaaaaaaa hajde polici hajde tani qe ju doli muti u be profesionale por kur ishte pa dale ishte amatore, si tha policia ishte pijanec haaaaaaaaaa e ai nuk kishte pire vec nje kafe haaaaaaaaaaaaaaaaa ptyyyyyyy flliqesira hajdute sa leke ju dha ai qe e rrahi kete te shkretin per te mbuluar krimin legena jetoni punoni per te ngrene turpin me buk bashke me familjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *