• |
ide | kryesore

I vuri zjarrin tokës së kushëririt të tij, vihet në pranga 58-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për zjarrvënie. Sipas policisë, i arrestuari i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushëririt të tij. Ngjarja ka ndodhur të dielën në fshatin Prush. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 58-vjeçarit një mjet prerës thikë dhe një çakmak.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *