• |
ide | kryesore

Policia bën ‘kërdinë’: 24 mijë gjoba për një javë

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia



Drejtoria e Policisë Rrugore bëri të ditur se gjatë javës që u la pas janë pezulluar 154 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt, si dhe janë arrestuar 41 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 24 231 masa administrative, nga këto:

– 6701 për shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1014 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 1306 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
– 2357 për parakalime të gabuara;
– 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– 117 për manovra të rrezikshme në rrugë;
– 201 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
– 10034 për parkim të gabuar;
– 2234 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Më tej, gjatë javës që kaloi, janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e konstatuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, për përdorim të rrugëve alternative, që t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe në akset nacionale.

Gjithashtu, për drejtuesit e kamionëve që të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës dhe festave zyrtare.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.


4 Comments

  1. Taksat,gjobat dhe pronat e Shqiptareve shkojne per qeverine dhe mbajtjen e pushtetit te edi rames,monstres qe gjendet fatkeqesisht ne krye te puneve te ketij vendi te mallkuar nga Zoti !
    Gjoba kasaphane nga funderrinat qe lepihen per nje rroge dhe trashen rrugeve duke vjedhur e marre tarfine nga gjobat qe po sakatojne ekonomite familjare te shqiptareve te dhjere !
    Mbajeni mend kete do e harrojne shume shpejt se para zgjwdhjeve keto police plehra do pallojne mamate e tyre e do hane mutin e robve qe te marrin ndonje vote per “shefin” qe ne fakt eshte nje Narkos !
    Gjoba vu,Belinda operacione plastike,hidro e supermasazhe te gjithaneshme,mamaja e erionit me page 10000 euro ne muaj dhe krimbat socialiste qe mblidhen si larva neper lagje,zoti u shofte rrace e keqe,felliqesira qe frymoni kot mbi toke !
    Ato gjoba zoti ua kthefte ne Ilaçe familjareve te atyre qe i vendosin padrejtesisht !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *