• |
ide | kryesore

Zjarr i madh edhe në Lapardha

Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarr



Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen Qoshkë në fshatin Lapardha 1. Zjarri u shfaq në ullishtet e fshatit dhe për shkak të bimësisë së thatë dhe u favorizuar nga era dhe temperaturat e larta mori përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht 3 banesa që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

Drejt zonës së zjarrit shkuan 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve.Pas rreth 1-ore,zjarrëfikësit arritën të shuajnë plotësisht flakët, pa rrezikuar asnjë nga banesat,ndërkohë që në ndihmë të tyre shkuan edhe 2 mjete zjarrfikëse nga Kuçova e Dimali.

Si pasojë e zjarrit, që ka qënë i qëllimshëm është djegur një sipërfaqe prej 3 ha me ullishte. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrëvënies.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *