• |
ide | kryesore

Berisha: Zjarret po hapin toka të reja për kαnαbis, po satelitët ku janë

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë sërish akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij për mënyrën se si po menaxhohet situata nga zjarret. Berisha thotë se në tërësi zjarret ishin të qëllimshme për të hapur toka të reja për të mbjellë kanabis.

“Në tërësi, zjarre edhe të qëllimshme nga Rilindja për të hapur fushat e kanabisit në vitin paraelektoral. Megjithatë duhet thënë se këto zjarre e gjetën Shqipërinë më duarlidhur, më të papërgatitur se kurrë sepse shpenzimet nga 2013-a gjer sot për mjetet kundër zjarrit janë pothuajse ekzistente.

Edi Rama nuk ka ndërmend si qeveri të mendojë për të mbështetur qytetarët. Vetëm me 21 milionë euro në dy vjet udhëtime me avion taksi personal, mund të ishin blerë për këtë vend 80 gjer në 100 zjarrfikëse.

Me 21 milionë euro të shpenzuara për udhëtime dhe vakanca dhe për transporte të gjërave më të dyshimta nga Edi Rama, mund të ishte rritur disa herë shkalla e përgatitje së vendit për të përballuar zjarret. Mund të ishin abonuar për 8 vite avionët Kanadair për të shuar zjarret në rast të shpërthimit të tyre. Por ato të gjitha u përdorën vetëm e vetëm për interesa personale, për vakanca dhe interesa kriminale të Edi Ramës” – tha Berisha.

“Me të madhe propaganda e tij informoi se Shqipëria hodhi dy satelitë në orbitë. Pagoi 6 milionë për dy satelitë. Niko Peleshi ulej e kapardisej se tani me satelitë do mësojmë dhe do të lajmërohemi për çdo zjarr në Shqipëri. Ku janë satelitët o miq? A i dëgjuat kësaj vere të flasin për ta?

Jo dhe jo! Satelitët nuk ishin asgjë tjetër veçse kontraktime për lobim të Edi Ramës, këtij banditi, këtij hajduti dhe krimineli që shpenzon dhjetëra e dhjetëra milionë për të mbrojtur pushtetin e tij të krimit. Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që bleu 4 milionë euro instilacionin” – tha Berisha. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *