• |
ide | kryesore

Denis Meçe i vuri gjobë Egli Progës, pastaj e rrahu për vdekje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Thellohet më tej skandali i vrasjes së babait të dy fëmijëve në Pogradec nga një person me lidhje të ngushta me Partinë Socialiste.

Top Channel ka zbuluar ekskluzivisht se pas vrasjes së Egli Progës në Pogradec, fshihet gjobëvënia.

Policia ka deklaruar zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobta, por TCH mësoi se Denis Meçe i ka vënë “gjobë” Eglit, duke i kërkuar atij xhiron ditore të lokalit të tij.

Kur ky i fundit ka refuzuar të japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, në këtë moment është dhunuar rëndë nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.

Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin.

Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie.

Kur familjarët kanë tentuar ta çojnë në spital, janë refuzuar, duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë.

Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje.

Një hetim paralel më ngjarjen përveç arrestimit të Denisit, në pranga ka rënë tre persona të tjerë që fshehën ngjarjen.

Një hetim tjetër ka nisur për veprimet e komisariatit të Pogradecit për të këtë ngjarje të rëndë.


10 Comments

  1. Shtet bandit nga policia tek gjykata.

    Kete plehren e gjobave ta cojne ne burg per nja 20 vjet.

    Turp ne 2024 ndodhin keto krime.

    1. per 20 vite dalin nja 200 si ky qe te vene gjoben dhe te vrasin me grushte nqs nuk ua jep. Ky do 60 vite burgim 30 per vrasje dhe 30 grabitje me dhune deri ne masakrim dhe vrasje. I duhet sekuestruar pasuria personale dhe ti jepet te vese dhe 2 jetimeve te gjore. Pa denime drastike dhe shembullore dhuna do te vazhdoje te ekzistoje.

    2. Këtë do e bëjë rameshurra deputet dhe minister….
      Bandat e kokëpalarëve në veprim dhe nën urdhërat e bastardëve mavi…
      Shiteni voten prapë…

    3. Turp eshte per strukturat shteterore we suportojne para dhe pas krimit bandite dhe bandat e partise si paramilitare patronazhiste te cilet gjobisin qytetaret dhe bizneset qe me zorr mbajne frymen gjalle.

  2. Ky duhet te denohet me burgim te perjetshem pa mundesi te fitoje lirine, ose me vdekje si ne Amerike. Te vrasesh tjetrin per nje dore lek gjobvenie kjo eshte lemeri. Zhdukini keta perbindesha njehere e mire te shpetojne shqiptaret, ndryshe ketu sdo ngelet njeri pervec kriminelave

  3. Aty faji eshte ne kolektiv ky qe e rrahu polici qe e fshehu ambulanca qe nuk shkoi spitali qe sjep certifikaten e vdekjes partia qe mbron ate qe vrau dhe mban kriminele si kontigjent av i popullit qe ben sikur etj etj etj.
    Ku ta kapesh e ku ta lesh qelbesira ne cdo cep

    1. Nje pjese e mire e njerezve me dinjitet kane ikur…
      Ne te gjithe Europen ka probleme, por gjithsesi cilesia e jetes nuk krahasohet fare me Shqiperine, ku akoma e “bejne ligjin” banditet ordiner.
      Kush e vlereson jeten e tij, te bej valixhet gati dhe mos ta kthej me koken pas!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *