• |
ide | kryesore

Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, lihet në burg autori i dyshuar i krimit

Lajme, Të fundit



“Arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progas, i cili akuzohet se ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime fatale viktimës, duke te humbja e jetës.

Denis Muça, 29 vjeç, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Korçës, ku u njoh dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërkohë, për krimin e rëndë janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, një ditë pas ngjarjes.

“Detyrim paraqitje” u dha edhe për tre personat e tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


1 Comment

  1. Vareni ne mes te Pogradecit te vene mend te tjeret. Ndryshe do lulezoje gjakmarja. Eshte e paimagjinueshme ti maresh jeten tjetrit duke i kerkusr lekun e bukes de femijeve. Tmerr!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *