• |
ide | kryesore

Dogji aksidentalisht 10 hektarë tokë, policia arreston të moshuarin në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarr, Vlorë,



Një i moshuar është arrestuar pasi akuzohet se dogji aksidentalisht 10 ha tokë dhe 320 ullinj. Mësohet se në pranga ka rënë një 63-vjeçar me iniciale B.H banues në fshatin Kocul, Vlorë. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të metejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Detaje nga policia: 

Ndezi zjarr në fshatin Mërtiraj për të pastruar barërat në kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën 10 ha tokë dhe 320 rrënjë ulliri, arrestohet 63-vjeçari. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Selenicë vuri në pranga shtetasin B. H., 63 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *