• |
ide | kryesore

Kurti u përgjigjet ndërkombëtarëve: Ura e Ibrit duhet të hapet, nuk jemi në 2017-ën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas BE-së, për çështjen e Urës së Ibrit duke deklaruar se kjo çështje është mbyllur në negociatat e vitit 2016-2017 në Bruksel. Sipas tij, tani jemi në gusht të 2024 dhe jo në janar të 2017-ës, ndaj Ura e Ibrit duhet të hapet.

“Çështja e Urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitet 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë edhe lëvizje të lirë të qytetarëve, edhe sundim të ligjit, edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës”.

“Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura. Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, – ka thënë Kurti për T7 në përurimin e nisjes së punimeve në rrugën Tetovë – Prishtinë. /LAPSI.al


3 Comments

  1. JO VETEM QE DO HAPAT PO DUHET FILLOJN SHFRYTEZIMI MINJERES ARIT NE DOBI TE QYTETARVE TE KOSOVES thotë:

    PERFAQSO MBRO NDERINDINJITETIN TON SE DO GEZOSH MBESHTETJEN MBAR KOMBETARE ERDHI ORA PER SHQIPTARET TE KEN LIRI SHTET TE DREJTA PADREJTESIN SHEKULLORE E SHBEN TASHME SHUM ELEMENT

      1. Bravo z.Kurti jon te msuar me ish pushtetaret te koruptuar te mos guxojn ni kundershti te vetmin tua bejn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *