• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë deri në 39 gradë

Lajme, Të fundit
motit, Fundjavë me diell dhe shi/ Mot i paqëndrueshëm, nga e hëna përmirësohet moti



Pritet devijim i valëve të nxehtit afrikan, duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në territorin shqiptar. Megjithatë orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu në skajin verior të vendit.

Temperaturat e ajrit do të do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, por pas mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore e veriperëndimore të vendit duke sjellë reshje të pakta shiu. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale të gjata kthjellimesh dhe temperaturave shumë të larta. Ndërkohë orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV, por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent jugperëndimor.

Europa

Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike për Europën veriore dhe rajonin e Balltikut duke sjellë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe afatshkurtra do të jenë alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre ndërsa për sa i përket pjesës tjetër të kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta si pasojë e zhvillimit prej disa ditësh të anticiklonit të Azoreve, sërish i goditur nga vlera ekstreme të larta do të jetë gadishulli Peloponez.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *