• |
ide | kryesore

Sëmundja e Etheve të Nilit/ Mjeku ekspert zbulon se si duhet të ruhemi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Nilit



Mjeku Vasil Llajo, administrator i Intermedica, Vasil Llajo, komentoi virusin e Etheve të Nilit, që ka mbërritur edhe në vendin tonë.

Llajo theksoi se virusi nuk është në nivel alarmant. Sipas tij, 80 përqind e rasteve janë asimptomatike, ndërsa dha edhe udhëzime, se çfarë masash duhet të merren për të shmangur këtë virus.

“Virusi është shfaqur zyrtarisht më 1937 në pjesën e Nilit Perëndimor. Ky virus prekte shpendët e më pas njerëzit. Virusi ka ardhur në Europë nëpërmjet shpendëve shtegtarë. Kur shpendët kanë ardhur në kontinentin tonë, e kanë kaluar virusin tek mushkonjat dhe mushkonjat e transmentojnë tek njerëzit. Virusi nuk është në nivel alarmant. Bëjmë mirë të marrim masa, që të mos marrim sëmundje, e nga këta sëmundje mos të kemi raste të rënda, disa prej të cilave rrallë herë shkojnë në humbje jete.

80 përqind e rasteve janë asimptomatike. Vetëm në 20 përqind të rasteve ka simptoma si temperatura. Në më pak se në 1 përqind të rasteve, shfaqen raste më të rënda. Ata që mund të preken më së shumti janë ata individë, që kanë sëmundje të tjera. Nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu as me puthje e as me përqafime. Nuk ka vaksinë për këtë virus. Mund të diagnostikohet përmes analizave. Masat që duhet të merren janë dezinsektimi i zonave që janë me shumë mushkonja. Duhet bërë një “luftë” me mushkonjat, që të ketë sa më pak mushkonja dhe shanset për infektim të jenë më të ulëta. Sa u përket fëmijëve, duhet thënë se është më i ndjeshëm pickimi, pasi kanë lëkurë më të butë e ndaj duhet më tepër kujdes.” – u shpreh mjeku në një intervistë në News 24.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *