• |
ide | kryesore

Shteti privat i Ramës, emërohet drejtoresha e re e SASPAC

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ajo që Lapsi.al raportoi disa ditë më parë është zyrtarizuar sot. Në krye të agjencisë SASPAC, është emëruar Eridana Çano. Pasi “sistemoi” kunatën e saj, Lorena Goxhobelli, në krye të Kadastrës, Çano ka marrë prej Ramës firmën për të drejtuar agjencinë famëkeqe të krijuar enkas për Ilir Beqajn e ku ish-ministri përfundoi më pas në burg për shkak të abuzimit me fondet e BE.

Më 29 korrik 2024, Rama shkarkoi Jona Sulin vetëm 7 muaj pasi ajo u emëruar në atë agjenci si dora e zgjatur e Ilir Beqajt e Mirela Kumbaros.

Bashkë me shkarkimin e saj u hap edhe shpallja për drejtuesin e ri të SASPAC. Njësoj si me të gjitha konkurset e Rilindjes, edhe ky ishte i radhës në serinë e shumë konkurseve të tjera fasadë me fitues të paracaktuar.

Eridana Çano ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Bashkëqeverisjes, një mekanizëm propagande i sajuar nga Edi Rama pasi fitoi mandatin e dytë në 2017 e që më pas u sanksionua me ligj të posaçëm. Më herët ka qenë drejtoreshë kabineti e Ministrit të Pushtetit Vendor në mandatin e parë të Ramës. Prezantimi i saj në institucion pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

SASPAC u krijua në vitin 2021 si një ministri gjigante që menaxhonte ndihmën e huaj për Shqipërinë, programe miliona euro të BE-së dhe donatorëve të tjerë.

Njësoj si tek Ministria e Shëndetësisë, edhe në këtë agjenci Ilir Beqja bëri atë që ka bërë gjithmonë sa herë ka pasur dicka në dorë; futi duart në fondet që Bashkimi Europian jep për Shqipërinë. Përveçse rikonfirmoi edhe njëherë aksiomën e vjetër se vesi del me shpirtin, rrëzoi përfundimisht edhe teorinë idiote të Edi Ramës se nuk ka hajdutë dy metër të gjatë. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *