• |
ide | kryesore

U paralajmërua protestë për lirimin e Noizy, reagon menaxheri i tij

Paparazzi, Slider



Në rrjetet sociale ka qarkulluar së fundmi një njoftim për protestë  për lirimin e reperit Noizy dhe që të mos ekstradohet në Kosovë.

Menaxheri i tij, Ermir Gjyzeli, reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale, ku falenderoi njerëzit për mbështetjen, por shtoi se nuk do të ndërmerret një organizim për asnjë protestë.

“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë para Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizy-t). Duam të informojmë fansat e Noizy-t, publikun e gjerë dhe mediat se as familja e Noizy-t, as stafi menaxherial, nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste”, u shpreh ai.

Gjyzeli vijoi: “Ne jemi në një proces gjyqësor dhe do të ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e së vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizy-t. Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizy-t për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithëve atyre që po punojnë drejt të vërtetës”.

Noizy ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, për shkak të një sherri të ndodhur në Pejë, ku është dhunuar Medi Iseni. Së bashku me reperin është arrestuar edhe DJ Crax.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *