• |
ide | kryesore

Vdekja e Egli Progës/ Kush e vrau tregtarin e vogël të Pogradecit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Historia e Egli Progës, 42-vjeçarit nga Pogradeci që ndërroi jetë mes gulçimesh, i shtrirë në një rrugë të Pogradecit në pritje të ndihmës së parë mjekësore, është ajo e njeriut që refuzoi ta ulë kokën para shantazhit kriminal, por që nuk ka shans të mbijetojë në një xhungël, ku shteti ekziston për t’i shërbyer më të fuqishmit.

Babai i dy fëmijëve kishte një lokal në Pogradec, një biznes i vogël me të cilin ushqente familjen. Pasditen e të shtunës, pasi kishte mbaruar punë dhe pasi kishte kthyer edhe vetë disa gota, ai mbylli lokalin dhe u nis për në shtëpi.

Në media është publikuar një filmim i marrë nga një kamera sigurie, kur Egli duket që lëkundet teksa ecën. Nuk përjashtohet mundësia që ndërsa qëndronte në lokalin e tij, t’i jetë bashkuar në ndonjë moment klientëve, duke pirë me ta.

Në rrugë i del para, Denis Meçe. Ky personazh përshkruhet gjerësisht në media si një person me probleme me ligjin, por që nuk vepron i vetëm. Pasi shkëmbejnë disa fjalë, Meçe e godet me grusht në anën e majtë të kokës. Egli Proga rrëzohet dhe nuk ka më fuqi të çohet në këmbë.

E çuditshme është që nuk ka asnjë dëshmitar të flasë për momentin  e konfliktit. Policia ka identifikuar Denis Meçen si njeriun që godet viktimën. Por motra e tij, Jonida Proga flet për “një tufë huliganësh” që u lëshuan duke e dhunuar atë.

Në fakt policia, arrestoi edhe Voltan Shulkun, 40 vjeç, Arian Manellarin, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçen, 47 vjeç, por këta u akuzua vetëm për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Ata u liruan, për t’u arrestuar përsëri më vonë.

Drama nuk mbyllet këtu. Trupi pa ndjenja i Egli Progës qëndron për rreth gjysëm ore në rrugë. Kur e çojnë në spital është shumë vonë. Mjekët e fusin në elektroshok, por 42-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Policia që tentoi të fshehë ngjarjen

Që nga momenti që nuk e denoncoi shantazhin e bandës së Denis Meçes, Egli Proga ka qenë i ndërgjegjshëm se nuk do të gjente zgjidhje në polici. është cinike ta thuash, por bindja që kishte doli e saktë, megjithëse e pagoi me jetë.

Në njoftimin e parë që policia shpërndau për ngjarjen u tentua manipulimi i skenës së krimit. Në mënyrë që ngjarja të kalonte si një histori e rëndomtë, policia iu referua krimit si një “konflikti për motive të dobëta”.

Sapo ishte arrestua vrasësi Denis Meçe dhe policia e përcolli me këtë fjali: Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar.

Nga sa u kuptua më vonë, viktima Egli Proga nuk kishte asnjë konflikt “për motive të dobëta”. Denis Meçe i kishte kërkuar të gjitha paratë e xhiros ditore, për arsye që ende nuk janë vërtetuar.

Proga i kishte thënë se kishte fëmijët për të mbajtur dhe për këtë u qëllua në anën e majtë të kokës me grusht.

Dyshimet janë se Denis Meçe dhe bashkëpuntorët e tij i kërkonin paratë në formë gjobëvënieje. Të paktën këtë lanë të kuptohet familjarët. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kuptohet se policia e zonës ka tentuar ta shmangë skandalin e zbulimit të një skeme gjobëvënieje.

Dyshimet shtohen nga dëshmia e motrës së Egli Progës, e cila tregoi se kur kishte mbërritur në spital, policët i kishin thënë se vëllai i saj ishte rrëzuar aksidentalisht në rrugë.

Nga Tirana është urdhëruar hetimi i të gjitha procedurave të policisë së Pogradecit.

Ambulanca që u vonua 30 minuta

Në momentet e para pas goditjes, askush nuk ka guxuar ta prekë trupin pa ndjenja të Egli Progës. Kalimtarë të rastit njoftuan ambulancën, ndërsa një polic është afruar pranë 42-vjeçarit të shtrirë, pa e kuptuar që ai ishte në momentet e fundit të jetës.

Sipas familjarëve janë dashur 30 minuta që të mbërrinte ambulanca.

Askush nuk ka marrë mundimin ta transportojë në spital. Një përpjekje që bëri një familjar i viktimës për ta çuar vetë në spital, është ndaluar nga polici që u gjend aty rastësisht.

“E kanë vrarë, e kanë masakruar në mes të rrugës, në tufë, e kanë braktisur, e kanë lënë. Ambulanca nuk vinte. Djali i tezes e ka gjetur të rrethuar me njerëz. Ka njoftuar ambulancën, por ajo u vonua gjysëm ore, që Pogradeci për 2 minuta arrin. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca, mund të ishte gjallë aty, mund ta shpëtonin” tregoi motra e tij, Jonida Proga për mediat.

Prokuroria që lehtësoi akuzën për vrasësin, Denis Meçe

Sa më shumë detaje mësohen nga historia e Egli Progës, aq më shumë rëndohet ngjarja. Në fillim gazetarëve dhe familjarëve iu tha se ishte një aksident, pastaj policia e quajti “një konflikt për motive banale” dhe së fundmi ka dalë versioni i gjobëvënies nga një bandë që shantazhon bizneset në Pogradec.

Edhe pse padrejtësia që iu bë tregtarit të vogël të Pogradecit ka bërë bujë kudo në media, disa nga të arrestuarit janë lënë të lirë. Ndërsa prokuroria lehtësoi akuzën për autorin e vrasjes, Denis Meçen në “vrasje nga pakujdesia.

Familjarët kanë ngritur sërish zërin jashtë ambjenteve të gjykatës së Korçës, por kësaj radhe ankesa e tyre, duket akoma më e dobët përballë mekanizmit që ka vetëm një qëllim; të mbajë anën e më të fortit.

“Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje? Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë” ka thënë motra e viktimës, Jonida Proga./Lapsi.al


9 Comments

    1. Kushë e vravë si pasë jushë, o Bushat??? Në rrdhë të parë Shteti, që ekzistonë veç në leter dhe për vjedhêë për vettën e tyrë. Dhe në rrdhë të dytë, mentaliteti primitiv, barabar, Turko-islamik. Islamizmi dhe mentaliteti që sjedhë islami, dhe mosë ekzistenca e shteti, ështe duke e shue shoqrinë tonë. Dhe prandaj shumica dermuse done që të ikun në perëndim. Se pse pa shtet dhe me mysliman nukë kalohet jeta, osë jetën e ke sot për neser, si ky i ngjori që e kanë rra për vdekje. Poshte mentaliteti barbar Turko-islamik…

  1. Nje sqarim per lexuesin e paabonuar ne TV Dritare.
    Pogradeci ka dy rruge kryesore.
    Rruga ne te cilen ka ndodhur vrasja eshte rruga me e frekuentuar nga banoret e atij vendbanimi.
    Ne te jane te gjithe sherbimet utilitare, njesi shitje Vodafone, furred buke, etj, wtj,
    Nisur nga sekuenca e dhene ne lajme,
    Vendngjarja ndodhet ndermjet dy rrethrrotullimeve, ne distance 50 m midis tyre.
    Ne secilin prej tyre ka te jnstaluara kater kamera digital, me monitoring dhe surveillance, ne 24/7, drejtperdrejt nga Komisariati I policise.

    Ne kete rast Komisariati duhet shkrire, perfshi edhe policet e thjeshte.
    Aty te gjithe njohin dhe dine gjithçka.
    Mjere ata banore.
    Mos paç nje pune ne zyrat e atij vendbanimi. Je peng!
    Duken si njerez me educate, por thjesht jane vemje/zvarranikë.
    Te mendosh qe ai rreth te kete gjobvenes Valin, apo nipin e Valit 🙂
    Hapu dhė!

    1. Mirë e ke ti o Gjel po problemi është se drejtësia rilindase nuk mund të dënojë me vdekje një tjetër rilindas!!!

    2. Fatkeqesisht edhe ky rast tmerri i nje njereriu dhe familje ne hallin e vet do harrohet as per 3 dite. Propoganda dhe arroganca e kesaj maxhorance do e sfumoje me megamedian ne sherbim te saj. Policia, prokuroria dhe drejtesia qe duam eshte ne sherbim te patronazhisteve edhe kur ata jane banda e bandite. Qytetaret e tjere jashte ketij sistemi mafiozopatronazhist gjenden nen dhunen dhe ndeshkimin e tyre. Ky eshte sistemi qe ndertuan Saliu, Nano, Meta dhe qe e ekstremizoi Rama. Ne kete situate te pashprese shqiptare ikin por i lene terren vdekjes se gjithckaje ne kete vend. Ketu ka rene bomba atomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *