• |
ide | kryesore

Vendimi i gjykatës për autorin, motra e Egli Progës: Padrejtësia filloi që nga policia e shtetit, janë lënë të lirë të gjithë vrasësit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Pogradecit ka lënë në “arrest me burg” Denis Meçen, akuzuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Ndërsa, janë lënë në detyrim paraqitje tre shtetas të tjerë.

Pas këtyre vendimeve të dhëna nga gjykata, ka reaguar edhe motra e viktimës, si dhe një i afërm i tij. Motra tha se drejtësia nuk ka bërë drejtësi dhe se Egli u vra sërish.

Reagon motra e viktimës pas vendimit të gjykatës : “Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, cdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Cfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me cdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që ccdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja.”

I afërmi tjetër hedh akuza të forta: “Gjithcka pritet nga këta kriminelë. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobvënie, jam pa fjalë. Nuk di cfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di c’të them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim.”


2 Comments

  1. Vdekje nga pakujdesia “manslaughter”. Hulumtova pak ne internet per vrasjen. Ne nje comment qe smund te merret si arsyetim ligjor gjeta nje arsyetim qe i pershtatet llogjikes sime.

    Therefore, if you beat someone up without justification (e.g., it was not in self-defense) and the act is done with malice aforethought (e.g., you have no “heat of passion” claim that might make the crime manslaughter) and the victim then dies as a direct result of your actions (e.g., the victim did not succumb to terminal cancer as opposed to his wounds) then yes, you will be charged with murder.

    Perkethyer ne shqip lexon:
    Prandaj, nëse rrahni dikë pa justifikim (p.sh., nuk ishte në vetëmbrojtje) dhe veprimi është bërë me paramendim keqdashës (p.sh., nuk keni pretendim “gjaknxehtësi/pasioni” që mund të bëjë krimin vrasje nga pakujdesia) dhe viktimës pastaj vdes si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve te tilla (p.sh., viktima nuk iu nënshtrua kancerit terminal në krahasim me plagët e tij) atëherë po, ju do të akuzoheni për vrasje.

    Pare me kete sy gjykata ka bere shkelje flagrante apo prokuroria me kete lloj kerkese per mase sigurie.

    Prandaj te kifsha drejtesine e cjapit te vunoit dhe shtriges se bashkise se tiranes.

  2. Drejtesia e patronazhisteve mbron dhe lehteson akuzen per kriminelin gjobvenes patronazhist: Vrasje nga pakujdesia. Le te lire anetaret e bandes bashkepuntore ne krim. I duhen banditet te lire per ti bere presion dhe dekurajuar familjaret e viktimes dhe qytetaret e indinjuar. Bandat i duhen ne terren se zgjedhjet jane prane dhe bandat i duhen per te mbledhur vota dhe intimiduar votuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *