• |
ide | kryesore

Vrau shokun e dhomës në azil, Zyhdi Shehi dërgohet në burgun e Lezhës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë për shtrim në psikiatri të Zyhdi Shehit, 78-vjeçari që dyshohet se vrau shokun e tij të dhomës me bastun pak ditë më parë, në fakt është dërguar në burgun e Lezhës.

Burimet bëjnë me dije, se Policia e Shtetit, edhe pse i është vënë në dispozicion dokumentacioni për akomodimin e Shehit te Spitali i Burgut, nuk e ka zbatuar dhe ka dërguar Shehin në Lezhë.

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me shkresë Bllokut të Sigurisë për akomodimin e Shehit në Spitalin e Burgjeve, urdhër që nuk është ekzekutuar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *