• |
ide | kryesore

Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit në Vlorë, procedohet 17-vjeçari, në hetim të dyshuarit e tjerë

Lajme, Të fundit



Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim” në Vlorë. Një 17-vjeçar i ka vënë flakën ‘Benzit’ dhe është larguar. Gjithashtu për shkak të moshës, ai po procedohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ras

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim”. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar, një shtetas 17 vjeç. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin në këtë krim.

Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *