• |
ide | kryesore

Dezinformuesit janë Drejtori i Policisë dhe zëdhënësi i saj Rama

Blog



Në më pak se 24 orë nga reagimi, dukshëm me pahir i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për ngjarjen e Pogradecit, dolën në pak rrenat që deziformuan publikun.

Prokurorja e çështjes atje, dukshëm e vënë nën presion të jashtëzakonshëm, kreu një lëvizje shumë interesante që në thelb nxori gënjeshtare të gjithë policinë e shtetit dhe zëdhënësin e saj Edi Rama.

Duke marrë nën përgjegjësi penale një inspektor policie që ka qenë prezent në vendngjarje, me dyshimin e arsyeshëm se ai ka keqorientuar hetimet duke mos mbledhë provat e plota, në thelb provon se Muhamed Rrummnullaku dhe zëdhënësi i tij Edi Rama GËNJYEN publikun.

Pra po na del se Policia nuk ka kryer hetimet e duhura dhe e ka keqreferuar çështjen në prokurori. Ekzakt këtë gjë kanë thënë familjarët e viktimës dhe mediat që i janë referuar atyre.

Policia pra, NUK NA PASKA QENË KORREKTE! NUK E KA BËRË DETYRËN!

Nëse vijojmë më tej llogjikën të gjitha deklarimet e zotit Rrumbullaku dhe zëdhënësit të tij Edi Rama, nuk emetojnë informacione që bazohen në fakte reale, por në rrena. Në sajesa tipike policësh të zënë në faj, “mjeshtëri” tipike kjo e Ardi Veliut, me mendtë e të cilit foli dje gjithë qeveria.

Policia e Pogradecit duke mos kryer veprimet e duhura hetimore në vendngjarje, E PASKA FSHEHUR që çke me të të vërtetën.

Nuk po i hyj pastaj debatit mbi kualifikimin ligjor sepse nuk ka shanc të jetë serioz edhe nëse është bërë, referimi për vrasje me dashje kur policia paska patur versionin e një të dehuri që ra në tokë pas një zënke. Ajo rrenë u pa që dje.

Dhe rrena e fundit ishte mbi ekstradimin nga Dubai.

Kryerrena më e madhe që ekziston.

Dmth nga halli i Pogradecit, dje na doli se policia e Rrumbullakut na qenka mbi shtetin dhe mbi shtetet sepse na paska ekstraduar dy persona nga mjë vend ku nuk kemi marrëveshje. Atë që se bën dot Ulsiu na e bëri medemek policiu… qesharakë!

Siç e sqaroi thjeshtë avokati këtë histori, personat thjesht kanë vendosur të paraqiten vetë para drejtësisë dhe janë vetëdorëzuar në komisariatin e Rinasit, pasi kanë udhëtuar nga Dubai në Turqi dhe në vijim në Tiranë.

Pra janë vetëdorëzuar dhe jo ekstraduar!

Tani, kush rren?!

Kush dezinformon?!

Media apo Policia dhe zëdhënësi i saj Rama?!

Policinë mund ta mbrojnë me dhunë nga përbaltja, por jo nga përmjerja ku është zhytur deri në fyt!/ Marrë nga Facebook i autorit


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *