• |
ide | kryesore

Përndoqi në rrjetet sociale 13-vjeçaren, vihet në pranga i riu nga Durrësi

Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se është arrestuar Hajrullah Kamani, 21-vjeç i cili ka përndjekur në rrjetet sociale një vajzë 13-vjeçe.

Vocaj tha se një shtetase në Tiranë ka denoncuar se ajo dhe motra e saj e mitur janë shantazhuar nga një adresë false. Nga kjo situatë, 13-vjeçarja është larguar nga banesa. Ndërsa, më pas e mitura është gjetur dhe është kthyer në banesë.

‘E mitura është larguar nga banesa nga përndjekja. Pas një punë hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe kapje e autorit të dyshuar të këtij autori, Hajrullah Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës për Përndjekje. Është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur dhe ndodhet në gjendje të mirë’,  tha Vocaj.


1 Comment

  1. Lajm totalisht idiot dhe pa asnje baze.
    Cfar do me thene “perndjekje online” nuk e kuptoj dot.
    Gjithashtu nuk ka asnje sens qe perndjekja online qe coj ne largimin nga shtepia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *