• |
ide | kryesore

Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe: U kthyem vetë nga Dubai!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se dy persona të kërkuar Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçaj ishin ekstraduar nga Dubai nëpërmjet operacioneve të fshehta të policisë. Por në seancën gjyqësore për masën e sigurisë, Dervishaj dhe Meçaj janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se ata kanë ardhur vetë në Shqipëri, që të përballur me drejtësinë dhe se nuk janë ekstraduar nga policia.

Gjatë fjalës së tyre, ata kanë kërkuar masa më të buta sigurie pasi sipas tyre nuk kanë rrezik ikje, përderisa në Shqipëri kanë ardhur me dëshirën e tyre. Në seancën ishte i pranishëm si përfaqësues i SPAK, drejtuesi Altin Dumani, që zëvëndëson prokurorin e çështjes.

Gjykata vendosi që t’i lejë ata në arrest me burg, ndërsa më herët avokatët kërkuan kohë të njihen me aktet.


3 Comments

  1. EDHE KUR VJEDHIN VJEDHIN TRASHE EDHE KUR RREJN RREJN TRASHE. OSE JANE TE SIGURT QE NUK I GJEN GJO PER CA BOJN E CA THON

  2. Njerëz të pa fytyrë por dhe të trashë!!! Gjithë historisë së saj PS dikur PK vetëm këta tipa ka prodhuar e ricikluar. Dhe me këta a mund të bëhet shtet modern Shqipëria???? Vetëm hajdutë dhe injorantë asgjë më tepër!!

  3. Dy rrotaKari besojne qe keta kriminele te bandave te salihut jane dorzuar vete pamjet i pane te gjithe qe keta erdhen me pranga ne duar te shoqeruar nga policite e dy vendeve,por te hash mut nga bytha e salihut cfare pret te nxjerrin nga goja keta dy shpellkare cecen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *