• |
ide | kryesore

Regjistrohet rasti i parë me linë e majmunëve në Europë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Europë



Suedia njoftoi të enjten se ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve në vend. Personi u infektua gjatë qëndrimit të tij në një zonë të Afrikës, sipas BBC.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik.

Të paktën 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos dhe sëmundja që atëherë është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore.

Mpox, i cili më parë njihej si lija e majmunit, transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si seksi, kontakti lëkurë me lëkurë dhe të folurit ose frymëmarrjen pranë një personi tjetër.

Shkakton simptoma të ngjashme me gripin, lezione të lëkurës dhe mund të jetë fatale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *