• |
ide | kryesore

Meta akuzon njerëz brenda partisë së tij: Po përdoren nga Dumani

Arkiva, Lajme, Të fundit
meta



Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë thirrje nga Pogradeci për një bashkim më të gjërë opozitar, në atë që e cilësoi si përballje me narko-regjimin. Lidhur me tentativat për të manipuluar dhe fshehur vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec nga institucionet ligjzbatuese, Meta tha se dhuna dhe mungesa e përgjegjësie ka fytyrën jo njerezore të Edi Ramës. 

“Jemi të hapur për bashkëpunim të gjerë opozitar për t’u përballur me këtë narkoregjim dhe them që PL, ka qene dhe mbetet ne krye të opozitarizmit të vërtetë. Sigurisht qëpolicia do përpiqet t’ia lërë prokurorisë dhe anasjelltas, dhe Edi Rama do përpiqet t’ia lejë kujt të mundet” – tha ai. 

Meta vijoi sërish sulmet ndaj SPAK, që sipas tij duhet t’i druhet hetimit nga ai vetë dhe nga shqiptarët.

“SPAK-u është në hetim nga unë. Do të jetë në hetim nga të gjithë shqiptarët, perfshirë dhe Altin Dumanin. SPAK është një organizate kriminale që me drejtimin e Altin Dumanit, i cili është bërë mbrojtësi më i flaktë i gjithë krimeve dhe korrupsionit të Edi Ramës, duke quajtur siç e kanë dëgjuar të gjithe shqiptarët, si një krim intelektual grabitjen pa maska të qindra milionave euro të inceneratorit të Tiranës” – tha Meta për Dumanin.

Kreu i PL foli edhe për tentativën sipas tij të bllokimit të llogarive bankare të Partisë së Lirisë. Përveç një banke të nivelit të dytë akuzoi edhe njerëz që kanë qenë në partinë e tij dhe që janë marrë peng nga Dumani. 

“Një situatë shumë e çuditshme që ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë, emrin e të cilës nuk e përmend dhe që natyrisht ka të bëjë me elemente të caktuar brenda Partisë se Lirise ose që kanë qenë në Partinë e Lirisë të cilet janë marrë nën kontroll dhe në bashkepunim nga Altin Dumani për shkak të veprimeve te paligjshme që kanë kryer në të kaluarën edhe që janë perdorur dhe përdoren për të bllokuar dhe paralizuar aktivitetin e Partise se Lirisë.

Nuk ka sesi nje shefe zyre t’i drejtohet personit zyrtar te autorizuar nga kryetari i Partisë së Lirisë për të bërë veprime financiare me llogaritë bankare të partisë dhe t’i kerkojë atij që “të paraqitet vetë Presidenti, por pasi të shkojë në gjykatë meqënëse është ndryshuar statuti dhe të marrë vërtetim atje pastaj te shkojë dhe tek noteri e ku ta di unë ç’ka tjetër.

Tek gjykata e Dumdumanit do marim vertetime ne? SPAK nuk ka ça bllokon fare, SPAK eshte nje organizate terroriste gjobvenese te gjithe e kane degjuar ku Dumdumani ka thëne qe gjykata vendos ca i themi në prokuroria dhe afermendsh prokuroria bën ca i thote policia dhe afermendsh mbi policine eshte Edi Rama qe ka krijuar këtë regjim policesk ku nuk ka ndarje pushtetesh dhe ku institucioni me i parendesishëm eshte pikerisht ai qe duhet te ishte garant i ligjit i te drejtave te qytetareve që është gjykata” – tha Meta. ©LAPSI.al


4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *