• |
ide | kryesore

Arrestohet 55-vjeçari në Gramsh, i sekuestrohet arma tip kallashnikov dhe 690 fishekë

Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Gramshit, pasi iu gjetën municione të kalibrit të ndryshëm dhe një armë zjarri kallashnikov.

Gjatë kontrolleve në banesën e 55-vjeçarit u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat posedoheshin pa leje, nga ky shtetas. I arrestuari akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prerja e druve dekorative dhe frutore”

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Vihet në pranga 55-vjeçari që posedonte pa leje, në banesë, armën dhe municionin.

Në zbatim të planit të masave për të garantuar sundimin e ligjit në territor dhe në bazë të kallëzimit të një 53-vjeçari se kishte konflikt me fqinjin e tij, 55 vjeç, për dëmtimin e një peme frutore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë organizuar punën dhe kanë kryer kontroll në banesën e 55-vjeçarit, në fshatin Shënmrizë.

Gjatë kontrolleve në banesën e 55-vjeçarit, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Indicia”, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat posedoheshin pa leje, nga ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma dhe municioni, si dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. R., 55 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prerja e druve dekorative dhe frutore”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *