• |
ide | kryesore

Dakota Johnson shfaqet në publik pas aludimeve për ndarje

Paparazzi, Slider



Dakota Johnson tregoi unazën e saj të madhe të fejesës smerald pasi mbylli thashethemet se ishte ndarë nga i fejuari i saj, Chris Martin.

Ylli i “Fifty Shades of Grey” u fotografua duke treguar qëllimisht gurin e çmuar për paparacët ndërsa darkonte me Jeremy Allen White dhe Blake Lee në Malibu, Kaliforni, të premten. Johnson u shfaq e mërzitur t teksa po ecte nëpër një parking.

Në të njëjtën ditë, përfaqësuesi i aktores 34-vjeçare mbylli spekulimet se Johnson dhe Martin ishin ndarë, duke i thënë Page Six: “Raportet nuk janë të vërteta. Ata janë të lumtur bashkë.”

Thashethemet për ndarjen e çiftit filluan të vërtiteshin pasi një burim pohoi për Daily Mail se ata kanë “pranuar se marrëdhënia ka përfunduar – dhe është më mirë të ecin përpara të ndarë”.

Për më tepër, Johnson nuk kishte mbajtur unazën e saj të fejesës dhe kishte munguar dukshëm në turneun evropian të këngëtarit të Coldplay “Music of the Spheres”. Aktorja e “Madame Web” mori pjesë për herë të fundit në një koncert të Coldplay në Festivalin Glastonbury në Somerset, Angli, në qershor.

Dyshja janë bashkë për shtatë vjet që nga viti 2017.  Martin ishte i martuar më parë me Gwyneth Paltrow, me të cilën ndan vajzën 20-vjeçare Apple dhe djalin 18-vjeçar Moses.

Ish-çifti kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore bashkëprindërore, madje kanë bërë udhëtime familjare së bashku me Johnson dhe bashkëshortin e themelueses së Goop, Brad Falchuk./Lapsi.al

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *