• |
ide | kryesore

Video/ Vedat Muriqi i prish planet Mbappe: “Pirati” i grabit fitoren Real Madrid

F1, Sport, Video
Muriqi



Real Madrid nuk duket se e impresionon shumë sulmuesin kosovar të Mallorca Vedat Muriqi. Pirati ka shënuar golin me të cilin ishullorët ndalën në barazim 1-1 kampionët e Spanjës, në debutimin e tyre në La Liga. Goli i dytë në pesë përballje kundër Blancos dhe Muriqi vazhdon të jetë padron i zonës, sidomos në luftën në ajër.

Kosovari e nisi ndeshjes kundër merengues nga minuta e parë, por fillimisht pa Real Madrid të merrte avantazhin. Rodrygo në minutën e 13′ shënoi golin e parë, duke legjitimuar një dominim të skuadrës së Ancelottit në pjesën e parë. Muriqi nuk pati shumë hapësirë, nën kontrollin e Rudiger e Militaos.

Lexo më tejVideo/ Muriqi fiton derbin shqiptar me Uzunin: Beratasi nuk kaloi dot portierin serb, inatin ia nxjerr shtyllës

Sidoqoftë, në pjesën e dytës gjërat ndryshuan. Vedat Muriqi barazoi rezultatin në minutën e 53′. Në krosimin e Rodriguez, kosovari kërkceu mbi të gjithë, duke shënuar me kokë golin që riktheu ekuilibrin në fushë. Thibaut Courtois nuk mund të bënte asgjë dhe Mbappe provoi edhe barazimin e parë në ndeshje zyrtare, që kur ka mbërritur te Blancos, pasi fitoi Superkupën europiane kundër Atalantës. Në fund, Ferland Mendy u ndëshkua me karton të kuq për një goditje të rëndë me takë pikërisht ndaj sulmuesit goleador të Mallorca Vedat Muriqi.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *