• |
ide | kryesore

Video/ Muriqi fiton derbin shqiptar me Uzunin: Beratasi nuk kaloi dot portierin serb, inatin ia nxjerr shtyllës

Sport, Video
Muriqi



Myrto Uzuni kthehet nga Spanja pa gol, përpara se ti bashkohet teknikut Sylvinho, duke humbur derbin shqiptar në La Liga. Feston Vedat Muriqi e Mallorca, edhe pse qendërsulmuesi kosovar nuk shënoi në fitoren 1-0 të vendasve. Granada mbetet e parafundit me 14 pikë dhe gjërat duken të vendosura me zonën e shpëtimit tani 10 pikë larg. Mallorca në anën tjetër ngjitet në kuotën e 30 pikëve, duke u qetësuar në vendin e 14.

Uzuni nuk po arrin dot të ndihmojë skuadrën e tij në këtë sezon në La Liga. Beratasi, që u bë shënuesi më i mirë në sezonin e kaluar në Segunda, sidoqoftë mbetet shënuesi më i mirë i Granada. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është edhe lojtari që godet më shumë portën kundërshtare me 22 tentativa në këtë kampionat. Një shans të tillë Uzuni e ka humbur edhe në sfidën me Mallorca, kur goditja me kokë e tij u ndal nga portieri serb Rajkovic. Nervat Uzuni i nxorri duke goditur shtyllën me shkelm, përpara se të zëvendësohej në minutën e 72′.

Lexo më tej: Video/ Super Uzuni, dygolëshi i parë në La Liga: beratasi nuk mjafton, Sociedad përmbys Granadan në fund

Muriqi, në anën tjetër, nuk shënoi, me ndeshjen që u vendos nga Raillo në minutën e 85′. Kosovari qendroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes dhe mbetet një pikë referimi e Mallorca, pavarësisht vetëm 5 golave të shënuar. Muriqi ka në shifrat e tij edhe 2 asist dhe ka shenjstruar 18 herë portat kundërshtare këtë sezon, i dyti për ishullorët pas Larin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *