• |
ide | kryesore

Video/ Super Uzuni, dygolëshi i parë në La Liga: beratasi nuk mjafton, Sociedad përmbys Granadan në fund

F1, Sport, Video
uzuni



Myrto Uzuni ka shënuar dygolëshin e parë në La Liga, por mbrëmja e Granada nuk shoi si duhet e përmbysur nga Real Sociedad në fund. Dy herë në avantazh me beratasin, vendasit u arritën nga baskët, që pesë minuta nga fundi kompletuan përmbysjen. Një goditje e rëndë për Granada që mbetet e parafundit me 15 pikë, -9 nga zona e shpëtimit ku pozicionohet Celta Vigo.

Uzuni shënoi me penallti në minutën e 21′ e u duk mbrëmja e duhur për Granada. Sulmuesi i kombëtares u tregua i ftohtë përpara portierit Remiro, duke i dhënë avantazhin vendasve. Sociedad, që kërkonte zonën europiane të renditjes, reagoi dhe ekuilibroi rezultatin me Sadiq në minutën e 33′. E megjithatë Uzuni udhëhoqi Granadan drejt një tjetër avantazhi, duke shënuan dygolëshin personal në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Ndoqi mirë aksionin beratasi, duke e dërguar me kokë topin në rrjetë.

Lexo më tejVideo/ Silurë nga goditja e dënimit: Manaj shënon golin e 15 në Turqi, pa shmangur dot humbjen e Sivasspor

Pjesa e dytë sjell edhe dramën për vendasit, me Sociedad që ndryshoi ritëm dhe gjeti barazimin në minutën e 80′ me Le Normand. Qendërmbrojtësi shfrytëzoi krosimin e skocezit Tierney, i futur në fushë në minutën e 46′ e që vinte nga dëmtimi. Tekniku Medina e ndjeu rrezikun dhe largoi Uzunin në minutën e 81′, për tu mbrojtur, por nuk ja arriti qëllimit. Sociedad shënoi në minutën e 85′ golin e tretë me Silva, që i dhuroi baskëve vendin e 6 që të con në Conference League, duke fundosur Granadan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *